LAJMI I FUNDIT:

FBI sekuestroi telefonat e kryetarit të New Yorkut, po heton bashkëpunimin me Turqinë

FBI sekuestroi telefonat e kryetarit të New Yorkut, po heton bashkëpunimin me Turqinë

Agjentët e FBI-së kanë sekuestruar telefonat dhe pajisjet elektronike të kryetarit të qytetit të New Yorkut, Eric Adams, si pjesë e një hetimi federal për financimin e fushatës së tij.

Konfiskimet lidhen me një hetim korrupsioni për të përcaktuar nëse Adams ka bashkëpunuar me qeverinë dhe shtetasit turq në fushatën për kryetarin e New Yorkut në vitin 2021.

“Të hënën në mbrëmje, FBI iu afrua pas një ngjarjeje kryebashkiakut. Ai iu përgjigj menjëherë kërkesës së FBI-së dhe i ktheu pajisjet elektronike”, tha Boyd Johnson, avokati i kryetarit ndërsa shtoi se “ai nuk është akuzuar për asnjë vepër penale dhe vazhdon të bashkëpunojë me autoritetet”, shkruan ft.


Hetimi federal për fushatën e Adams u bë publik javën e kaluar kur agjentët e FBI bastisën shtëpinë e mbledhëses së fondeve të fushatës së tij, 25-vjeçares Brianna Suggs, ku sekuestruan kompjuterë, telefona celularë dhe një dosje me emrin “Eric Adams”.

Javën e kaluar, pas kërkimit, kryebashkiaku u largua papritur nga Uashingtoni, ku ishte planifikuar të takohej me udhëheqësit e Shtëpisë së Bardhë dhe të Kongresit amerikan në lidhje me fluksin e madh të emigrantëve në qytetin e New Yorkut.

Adams tha në deklaratën për shtyp se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se do të vazhdojë të bashkëpunojë me autoritetet hetimore.

New York Times shkruan se kontrolli i shtëpisë së Suggs kishte për synim gjetjen e dëshmive të një marrëveshjeje sekrete që përfshinte stafin e fushatës së kryebashkiakut, qeverinë turke dhe një kompani ndërtimi në pronësi turke në Brooklyn.

Hetimi synon të përcaktojë nëse donacionet nga qeveria turke dhe qytetarët turq i janë paguar Adams përmes një sistemi në të cilin kishte donatorë të rremë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Trump e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Trump e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Amerika
Kalo në kategori