LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve, Astana 0-0 Ballkani: Dellova, Jashanica, Gripshi dhe Kryeziu më të mirët

Notat e lojtarëve, Astana 0-0 Ballkani: Dellova, Jashanica, Gripshi dhe Kryeziu më të mirët

Ballkani ka marrë një pikë në udhëtim te Astana në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, pasi ndeshja përfundoi pa gola (0-0).

Për dallim nga ndeshja e luajtur në “Fadil Vokrri” ku pësuan humbje 2-1, kampioni i Kosovës kishte fytyrë tjetër në Kazakistan, duke dominuar nga fillimi deri në fund.


Ballkani kishte disa raste, ku më i rrezikshmi ishte Nazmi Gripshin, por fati iu mungoi suharekasve në momentet e fundit.

Dominim nga fillimi deri në fund nga Ballkani ndaj Astanës në Kazakistan, por vetëm një pikë
Lexo po ashtu Dominim nga fillimi deri në fund nga Ballkani ndaj Astanës në Kazakistan, por vetëm një pikë

Lojtarët më të vlerësuar të Ballkanit sipas SofaScore ishin Lumbardh Dellova dhe Bajram Jashanica me notën 7.6.

Pas tyre vlerësim të mirë kishin edhe Nazmi Gripshi dhe Almir Kryeziu me notën 7.4.

Për të treguar se sa të mirin ishin Ballkani, tregon edhe nota e portierit të Astanas, Josip Condric, me notën 8.0.

Notat e lojtarëve të Astanas dhe Ballkanit

/Telegrafi/