LAJMI I FUNDIT:

Berisha tregon si u takua me Fatmir Shehollin, të cilin ia përmendi Kurti në Kuvend

Berisha tregon si u takua me Fatmir Shehollin, të cilin ia përmendi Kurti në Kuvend

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka treguar në Debat Plus se si është takuar me Fatmir Shehollin, të cilin ia përmendi kryeministri Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës.

“Ju mund ta ndihmoni shtetin e Kosovës dhe unë kam një kërkesë për ju, mos e tako Fatmir Shehollin”, kishte thënë Kurti në Kuvend.


Berisha tha se Shehollin e kishte takuar rastësisht në Drenicë.

“Disa bashkëluftëtarë të mi në Drenicë janë takuar në një klinikë dentare me Fatmirin, tani jemi parë dhe jemi njoftuar”, tha ai.

Berisha tutje tha se nuk e njeh aspak atë.

“Nuk njihem, kurrë në jetën time”, tha Berisha.

Deputeti Berisha tha se kryeministri Kurti me ato deklarata ia ka vënë në rrezik jetën Shehollit.

“Një kryeministër që e vë në rrezik jetën e një qytetari të lirë, që s’ka pasur akuzë, s’është dënu, s’është normale me bë”, tha ai.