Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë këtë të mërkurë, kundër zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arlind Manxhuka dhe ish-asamblistit të po kësaj partie, Egzon Azemit.
Aktakuza është ngritur për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Azemi në RTV Dukagjini ka shprehur mospajtimin ndaj kësaj aktakuze, duke e quajtur si qesharake, pasi sipas tij, është e tepërt për një postim në rrjete sociale.
“Në fakt jo nuk kemi pasur asnjë njoftim zyrtar, në sot gjatë ditës jemi njoftuar nga mediat dhe deri më tash nuk kemi pasur asnjë njoftim zyrtar nuk e kemi pranuar. Rreth një muaj më parë kemi pasur festë prej Prokurorisë për një intervistim rreth kësaj çështjeje, që me të thënë të drejtën mundem lirisht ta quaj qesharake, pasi po bëhet fjalë për një postim në rrjetet sociale në Facebook”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se kjo aktakuzë është pasojë e një postimi në Facebook, ku është postuar një grafit që shkruhej një thënie e një prej heronjve kombëtarë të Kosovës.
“Rreth një muaj më parë kemi pasur festë prej Prokurorisë për një intervistim rreth kësaj çështjeje, që me të thënë të drejtën mundem lirisht ta quaj qesharake, pasi që po bëhet fjalë për një postim në rrjetet sociale, në Facebook, e aq më tepër po bëhet fjalë për një grafit, ku shkruhet një thënie e një prej heronjve tonë kombëtarë që si fotografi ka qenë në Prishtinë qe diku më shumë se 10 vite. Dhe për një postim të asaj fotoje apo grafiti, ka filluar e gjithë kjo procedurë dhe madje është ngritur kjo aktakuzë”, ka thënë ai.
Azemi po ashtu ka shprehur dyshimet e tij ndaj Prokurorisë Speciale dhe ka akuzuar atë se nuk ka pasur aktakuza ndaj serbëve për krime që kanë ndodhur në veri të Kosovës.
Ai gjithashtu ka theksuar se PSRK ka liruar këta individë që janë akuzuar për vepra kriminale të rënda.
“Është qesharake se si mundesh me nxitë urrejtje ndaj dikujt që as nuk e njeh e as nuk e di kush është, përmes një thënie nga një prej heronjve kombëtarë, nëse Prokuroria Speciale që nuk e ka kryer punën e vet në asnjë rast në veri të Kosovës, as nuk ka pasur aktakuza të ngritura ndaj Radojçiqit për gjithë ato krime që kanë ndodhur në veri deri tash, edhe para rastit në Basnjkë, madje i ka liruar edhe me shumë të hollash pothuajse të gjithë kriminelët serbë të arrestuar për trazirat dhe sulmet e fundit që i kanë pasur edhe ndaj Policisë, por edhe ndaj gazetarëve e mediave e po ashtu ushtarëve te KFOR-it. Nuk i ka dënuar asnjëherë për shumë keqpërdorime të tjera”, ka deklaruar Azemi.
Në fund të deklaratës së tij, Azemi ka shprehur gatishmërinë për t’iu përgjigjur ftesës nga Prokuroria, por ka akuzuar PSRK-në se po tenton të censurojë kritikat ndaj veprimtarisë së tyre.
“Ja pra cili është rezultati sot po ngritët aktakuzë për një postim në rrjete sociale, dhe pikërisht e njëjta Prokurori, pra Prokuroria Speciale, po e liron një terrorist serb, një shok të Radojçiqit, një kriminel që e lufton shtetin e Kosovës, po lirohet nga e njëjta Prokurori dhe ndaj kujt po ngritët aktakuzë, ndaj dy të rinjve që e kanë bërë një postim në Facebook, me një thënie të një prej heronjve tanë kombëtarë. Do t’i përgjigjemi ftesës, mirëpo nëse Prokuroria po tenton të na mbyllë gojën dhe të mos i theksojmë këto dështime të tyre me këto veprime le ta dijë se kanë hasur në adresë të gabuar”, ka deklaruar tutje ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E Majta: Qeveria me blerjen e armëve shkurton paratë për kategoritë e sociale
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Shkarashnik të Malishevës, nuk raportohet për të lënduar
Ambasadori francez kërkon që Radoiçiq dhe grupi i tij të dalin para drejtësisë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
“Kokteji është pija e aristokracisë”, Rama përplaset me bartenderin në podcastin “Flasim”: Po vera? Një përzierje e gabuar të çon në dhimbje koke
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët