LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier do të votojë për një rregull të transferimeve që mund të ndikojë në Man United dhe Newcastle

Liga Premier do të votojë për një rregull të transferimeve që mund të ndikojë në Man United dhe Newcastle

Klubet në Ligën Premier do të votojnë për ndryshimin e rregullave të huazimit që mund të kenë ndikim në Manchester United dhe Newcastle United.

Gjatë javëve të fundit, Newcastle është lidhur me një lëvizje huazimi për Ruben Neves të Al Hilal pasi të dy klubet janë në pronësi të të njëjtëve pronarë.

Magpies thuhet se po synojnë Neves për shkak të dënimit prej 10 muajsh që i është dhënë mesfushorit Sandro Tonali për baste të supozuara të paligjshme.


Ndodh edhe kjo - Borussia Dortmund u gjobit për parkimin e keq të autobusit pas fitores në Ligën e Kampionëve ndaj Newcastle
Lexo po ashtu Ndodh edhe kjo - Borussia Dortmund u gjobit për parkimin e keq të autobusit pas fitores në Ligën e Kampionëve ndaj Newcastle

Megjithatë, sipas The Athletic, klubet në Ligën Premier do të votojnë për ndalimin e huazimeve ndërmjet palëve të lidhura për afatin kalimtar të janarit.

Raportimi shton se nëse votat miratohen, marrëveshja e mundshme si kjo e Neves me Newcastle mund të bllokohen.

Manchester United merr vendim për Erik ten Hag, pas lajmeve se Zinedine Zidane do të zbarkojë në 'Old Trafford'
Lexo po ashtu Manchester United merr vendim për Erik ten Hag, pas lajmeve se Zinedine Zidane do të zbarkojë në 'Old Trafford'

Përveç Newcastle, Man United mund të ndikohet gjithashtu për shkak të investimit të afërt të raportuar nga miliarderi britanik dhe shefi i INEOS, Sir Jim Ratcliffe.

Ratcliffe aktualisht zotëron skuadrën franceze të Ligue 1, Nice dhe asnjë lojtar nuk do të jetë në gjendje të huazohet te dhe nga United nëse miratohen rregullat e reja.

Që rregulli të kalojë, të paktën 14 nga 20 klubet e Ligës Premier duhet të votojnë pro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
DISTRIA KRASNIQI FANTASTIKE - siguron medalje olimpike, lufton për të artën

DISTRIA KRASNIQI FANTASTIKE - siguron medalje olimpike, lufton për të artën

Xhudo
Onana nuk mëson nga gabimet - tallet me lojtarët e Arsenalit, por e pësoi si më keq

Onana nuk mëson nga gabimet - tallet me lojtarët e Arsenalit, por e pësoi si më keq

Premier League
Mësohet kundërshtarja dhe orari i ndeshjeve gjysmëfinale, Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten italiane

Mësohet kundërshtarja dhe orari i ndeshjeve gjysmëfinale, Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten italiane

Xhudo
Barcelona po tenton ta bind top mesfushorin të largohet për t’i liruar vendin blerjeve të reja

Barcelona po tenton ta bind top mesfushorin të largohet për t’i liruar vendin blerjeve të reja

La Liga
Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ndërkombëtare
E mposhti Cityn në miqësore, Fonseca tregon lojtari që po i pëlqen te Milani

E mposhti Cityn në miqësore, Fonseca tregon lojtari që po i pëlqen te Milani

Serie A
Kalo në kategori