LAJMI I FUNDIT:

Punonjësit e portit në Barcelonë, refuzojnë të ngarkojnë dhe shkarkojnë anijet që transportojnë armë për Izraelin

Punonjësit e portit në Barcelonë, refuzojnë të ngarkojnë dhe shkarkojnë anijet që transportojnë armë për Izraelin

Punonjësit e portit spanjoll në Barcelonë, kanë njoftuar se do të refuzojnë të ngarkojnë ose shkarkojnë anijet që transportojnë armë për Izraelin.

“Si një kolektiv punëtorësh, është detyra jonë të respektojmë dhe mbrojmë me forcë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut”, tha OEPB, e vetmja sindikatë që përfaqëson rreth 12 mijë punëtorë në port.

Ata bënë thirrje për armëpushim dhe zgjidhje paqësore të konflikteve të vazhdueshme në mbarë botën, duke përfshirë konfliktin izraelito-palestinez.


Rrëfimi i shtatzënës nga Gaza: Nuk mund ta përshkruaj shkallën e vuajtjes sime, shpresoj se lufta do të përfundojë
Lexo po ashtu Rrëfimi i shtatzënës nga Gaza: Nuk mund ta përshkruaj shkallën e vuajtjes sime, shpresoj se lufta do të përfundojë

“Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur brenda asamblesë që të mos lejojmë që anijet me materiale luftarake të lundrojnë në portin tonë me qëllimin e vetëm për të mbrojtur çdo popullsi civile”, shtohet në deklaratë, duke theksuar se “asnjë arsye nuk justifikon vdekjen e civilëve”.

Izraeli nisi sulmet ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

Korrespondenti i Sky News: Nëse pritet koka e  gjarprit, do t’i vë zjarrin gjithë Lindjes së Mesme
Lexo po ashtu Korrespondenti i Sky News: Nëse pritet koka e  gjarprit, do t’i vë zjarrin gjithë Lindjes së Mesme

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi të martën se numri i viktimave të sulmit të intensifikuar të Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, është rritur në 10,328.

“Mes të vrarëve ishin 4,237 fëmijë dhe 2,719 gra”, tha zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qudra në një konferencë për shtyp, duke shtuar se më shumë se 25,956 tjerë u plagosën.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe shpërnguljeve masive, furnizimet bazë po mbarojnë për 2.3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit izraelit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori