LAJMI I FUNDIT:

Korrespondenti i Sky News: Nëse pritet koka e  gjarprit, do t’i vë zjarrin gjithë Lindjes së Mesme

Korrespondenti i Sky News: Nëse pritet koka e  gjarprit, do t’i vë zjarrin gjithë Lindjes së Mesme

Mark Stone, korrespondenti amerikan i Sky News, është një korrespondent e luftës në Sderot, një qytet në jug të Izraelit, nga ku ai analizoi lajmet më të fundit nga fushëbeteja.

Televizioni britanik raporton se Stone ka reaguar ndaj pretendimeve të Izraelit mbrëmë, se trupat e sak kanë rrethuar bunkerin ku ndodhet lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, transmeton Telegrafi.


“Është një pretendim i rëndësishëm, nëse është e saktë. Ai (Sinwar) prej vitesh është lider i Hamasit në Rripin e Gazës dhe është e qartë se është koka e gjarprit”, tha Stone.

Blinken: SHBA është kundër ripushtimit të Gazës pas konfliktit
Lexo po ashtu Blinken: SHBA është kundër ripushtimit të Gazës pas konfliktit

Sky News shkruan se këto pretendime se Sinwar është rrethuar i ka bërë të ditura Yoav Gallant, ministri izraelit i Mbrojtjes, i cili nuk dha detaje tjera rreth asaj se ku gjendet bunkeri i liderit të Hamasit dhe as se qfarë do të ndodhë tani.

“Ajo që u duhet izraelitëve është një shpërblim. Ata duhet të shpallin një fitore të rëndësishme… dhe nëse mund të shpallin se kanë vrarë liderin e Hamasit, ky do të ishte një moment shumë domethënës”, tha Stone.

Shkrimtari izraelit e krahason Netanyahun me Millosheviqin: Atij i pëlqen të krahasohet me Churchillin, por kjo është më e përshtatshme
Lexo po ashtu Shkrimtari izraelit e krahason Netanyahun me Millosheviqin: Atij i pëlqen të krahasohet me Churchillin, por kjo është më e përshtatshme

Ai tha se “ndoshta do të shkaktonte një përshkallëzim më të gjerë në Lindjen e Mesme”.

“Kjo sigurisht që do ta trondiste rajonin. Sigurisht që do të provokonte një përgjigje nga Hezbollahu, aleati i Hamasit në veri. Aktualisht jemi në një periudhë shumë të tensionuar”, përfundoi Stone.

Në trend Botë

Më shumë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Evropa
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Evropa
Koalicioni i humbësve shpresa e vetme e Evropës

Koalicioni i humbësve shpresa e vetme e Evropës

Evropa
Kalo në kategori