LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të FFK-së, Agim Ademi

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të FFK-së, Agim Ademi

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi i dyshuar për veprat penale të shmangies nga tatimi dhe keqpërdorim të besimit.

Këtë e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi” zëdhënësja e kësaj prokurorie Laureta Ulaj.

Ndaj Ademit kishte parashtruar kallëzim penale Njësia Rajonale e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë nën dyshimet se i njëjti ka kryer veprat penale të “Shmangie nga tatimi” dhe “Keqpërdorim i besimit”.


Gjykata cakton 30 ditë arrest shtëpiak për Agim Ademin
Lexo po ashtu Gjykata cakton 30 ditë arrest shtëpiak për Agim Ademin

Mirëpo, prokurori i rastit Ali Hajdini ka nxjerr aktvendim për hedhje të këtij kallëzimi penal me arsyetimin se pas analizimit të natyrës, rrethanave të rastit dhe karakterit të veprës penale çështja duhet të zgjidhet përmes pezullimit të përkohshëm të procedurës.

“Prokurori ka shqyrtuat dhe analizuar në tërësi shkresat e lëndës dhe duke  pasur parasysh, natyrën, rrethanat dhe karakterin e veprës penale dhe të kryerësve dhe zotimin e të dyshuarve se do t’i përmbushin detyrimet, ka vlerësuar se lënda plotëson kushtet që të zgjidhet përmes Procedurës Alternative, përkatësisht të bëhet Pezullimi i Përkohshëm i Procedurës në kuptim të nenit 227 të KPP-së”, thuhet në aktvendimin për hedhje të kallëzimit penal.

Ndryshe, ndaj Ademit me 23 mars 2023 ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktim të kësaj mase.

Kujtojmë se më 15 mars 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Agim Ademit dhe Muharrem Ramës, lidhur me akuzën për detyrim në bashkëkryerje.

Në trend Sport

Më shumë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Kalo në kategori