Incidentet e fundit “alarmante” në Ballkan janë dëshmi e kërcënimeve në rritje të rusëve në rajon – dhe aftësisë së Vladimir Putinit për të provokuar potencialisht një tjetër front në Evropë, thonë ekspertët.
Duke shkruar në revistën “Foreign Affairs”, oficeri në pension i inteligjencës amerikane, David Shedd dhe Ivana Stradner, e cila studion strategjitë e sigurisë dhe doktrinat ushtarake të Rusisë, thonë se Perëndimi duhet të parandalojë presidentin rus që të ndezë konfliktin e gjatë midis Kosovës dhe Serbisë.
Në muajin shtator, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin dëshmitar të grumbullimit “të paprecedentë” të trupave serbe në kufirin e Kosovës mes tensioneve në rritje në rajon – një lëvizje që Shedd dhe Stradner e cilësojnë një “zhvillim alarmues”.
Kjo pasoi një përleshje midis 30 serbëve etnikë të armatosur rëndë dhe një patrulle policie në Kosovë, e cila la të vdekur katër persona, transmeton Telegrafi.
Ka “shumë indikacione se këto incidente shkojnë përtej tensioneve të njohura që vazhduan në vitet e kaluara. Këto incidente tregojnë gjithashtu kërcënimin në rritje që Rusia, partneri i Serbisë, po paraqet për rajonin”, thuhet në artikull.
Shedd dhe Stradner shkruajnë gjatë për marrëdhëniet ruso-serbe dhe pse Moska do t’i gëzohej ndezjes së serishme të një konflikti historik shqiptaro-serb, shkruan skynews.
Këtu janë pikat e tyre kryesore:
Rritja e tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës – e cila shpalli pavarësinë në 2008 – “stresojnë burimet e NATO-s dhe minon fuqinë e SHBA-së në Evropë” – diçka që Putini do ta konsideronte si të favorshme për Rusinë;
Një luftë tjetër në Evropë do të thotë se Perëndimi do të ketë më pak fuqi për ta ndihmuar Ukrainën.
Një konflikt në zgjerim dhe për rrjedhojë një tjetër shpërqendrim nga qëllimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë do të ishte një “dhuratë edhe më e madhe për Putinin”;
Putin dëshiron “ta kthejë Moskën në negociatorin e vetëm të besueshëm të konfliktit të Ballkanit – duke i dhënë Kremlinit levë mbi fuqitë perëndimore”;
Presidenti serb, Aleksander Vuçiq – i cili ka thelluar lidhjet me Rusinë që nga fillimi i luftës – gjithashtu “përfiton politikisht nga kaosi në Ballkan, i cili e ndihmon atë të justifikojë rëndësinë e tij politike dhe të ketë gjithçka nën kontroll”;
Vuçiq ka nevojë për ndihmën e Putinit për të pasur sukses – vendi i tij përfiton nga energjia e lirë ruse ndërsa Beogradi dhe Moska gjithashtu kanë “forcuar bashkëpunimin e tyre ushtarako-teknik”;
Rusia ka nxitur tensionet midis Serbisë dhe Kosovës duke vendosur billborde me deklarata solidariteti me Serbinë dhe duke shpërndarë propagandën serbe në mediat e saja;
Putin argumenton pa bazë se aneksimi i territoreve të Ukrainës justifikohet me pavarësinë e Kosovës;
Perëndimi duhet të ndalojë së “ledhatuari” Vuçiqin dhe NATO duhet të “krijojë një koalicion, në krye me Shtetet e Bashkuara, që mund të bëjë presion me sukses ndaj Beogradit dhe Moskës për të ndalur promovimin e jostabilitetit politik”. /Foreign Affairs /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj