Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjet e komuniteteve jo-shumicë, të cilat janë përfituese të projektit të MAPL-së, për të parë ndërtimin dhe renovimin e shtëpive të tyre.
Kurti vizitoi familjen e Sefer Haxhiaj, nga fshati Vitomiricë i Pejës, për të cilën, tha se është familje që ka nevojë për banim të dinjitetshëm dhe për kushte të mira të jetesës.
“Ne jemi shumë të nderuar që po e takojmë Sefer Haxhiajn i cili tash do të ketë shtëpi të re, i përket një familje nëntë anëtarësh. Sefer Haxhiaj është i komunitetit romë që ka nevojë për banim të dinjitetshëm, për kushte të jetueshme, për veten, bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Për dy javë i është vendosur kulmi kësaj shtëpie të re dhe tash e dy ditë e gjysmë po vazhdon, suvatimi, rregullimi fasadës. Do të ketë edhe disa ditë punë këtu në mënyrë që të hyjnë në shtëpinë e re dhe në këtë mënyrë të fillojnë jetën e re”, tha Kurti, transmetonKP.
Ndërsa, nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL-së), Elbert Krasniqi tha se ndërtimet e shtëpisë kanë filluar edhe në qytete tjera. Ai theksoi se në kuadër të skemës, ndërtimet kanë filluar edhe në veri të vendit.
Krasniqi tha se kërkesat për ndërtim të shtëpive nga komunitet jo-shumicë, viteve të ardhshme do të rriten.
“Sigurisht që edhe në qytete tjera ka ndërtime të shtëpive të tjera, gjithsej 57 disa herë e potencuam. Skema ka qenë për komunitet pakicë në komunë që i bie edhe në veri të vendit i kemi ndërtuar në kuadër të njëjtës skemë, ndërsa të tjerat janë në pjesën tjetër të Kosovës. Peja është një komunë ku ka numër të theksuar të komuniteteve dhe të gjitha komunitete që kanë jetuar dhe jetojnë në Pejë kanë përfituar nga një shtëpi, për atë që kanë përfituar për personat me nevojë. Skemë e jashtëzakonshme sepse kemi 57 kërkesa më pak këtë vit për banim, e sigurisht që vitin tjetër do të rritet numri i ndërtimi të shtëpive për personat me nevojë të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi.
Ata kanë vizituar edhe familje tjera të komunitetit joshumicë, për të parë nga afër punimet në ndërtiminin e shtëpive.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!