LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Palestinës në Mal të Zi tha se Kosova nuk e dënoi sulmin në Gaza, por një gjë të tillë e kishte bërë presidentja Osmani

Ambasadori i Palestinës në Mal të Zi tha se Kosova nuk e dënoi sulmin në Gaza, por një gjë të tillë e kishte bërë presidentja Osmani
Foto:Kallxo

Janë bërë një muaj që kur nisi konflikti izraelito-palestinez, ku deri më tash mijëra qytetarë kanë vdekur nga të dyja palët.

E së fundmi për situatën atje ka folur edhe Rabi Alhantouli, ambasador i Palestinës në Mal të Zi.

Ai gjatë një interviste në “Kallxo Përnime”, ka treguar edhe arsyen pse shteti i tij nuk njeh pavarësinë e Kosovës.


Ambasadori i Palestinës ka shtuar se udhëheqësia e Kosovës kanë dënuar sulmin e 7 tetorit por në anën tjetër nuk tha asgjë lidhur me vrasjen e fëmijëve palestinez.

Pse Palestina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës? Flet ambasadori palestinez në Mal të Zi
Lexo po ashtu Pse Palestina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës? Flet ambasadori palestinez në Mal të Zi

“A po e shihni se çfarë janë duke bërë politikanët tuaj në Kosovë, duke u shprehur në lidhje me marrëdhëniet e tyre me Izraelin dhe SHBA-në? Dua të them, presidentja juaj,  Kryeministri juaj e dënoi sulmin e 7 tetorit dhe nuk ka thënë asgjë për asnjë nga 3,700 fëmijët palestinezë të vrarë, të masakruar në Gazë, dhe për ta nuk u tha as edhe një fjalë e vetme”, ka thënë Alhantouli, Ambasador i Palestinës në Mal të Zi.

Por e vërteta qëndron ndryshe. Presidentja Vjosa Omsani kishte reaguar ndaj sulmit që kishte ndodhur më 17 tetor në një spital në Gaza.

Osmani në platformën “X” kishte shkruar se jetët e pafajshme duhet të mbrohen.

“Është e tmerrshme të shohësh pasojat në jetëra të njerëzve me qindra viktima civile pas bombardimit të një spitali në Gaza, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt”, kishte shkruar Osmani.

Bombardimi i spitalit në Gaza, reagon Osmani: Jetët e pafajshme duhet të mbrohen
Lexo po ashtu Bombardimi i spitalit në Gaza, reagon Osmani: Jetët e pafajshme duhet të mbrohen

Lufta mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, nisi më 7 tetor, pasi Hamasi kreu sulme në qytete të Izraelit jugor, duke i vrarë deri më tani 1.400 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbeu mbi 240 njerëz të tjerë.

Prej atëherë, Izraeli është duke e sulmuar Rripin e Gazës nga ajri, deti dhe toka, në përpjekje për ta shkatërruar Hamasin.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi, mbi 10.000 palestinezë janë vrarë nga bombardimet izraelite deri më tani. /Telegrafi/