LAJMI I FUNDIT:

Sa afër ishte Rabiot që të bëhej pjesë e Man United? Nëna e tij tregon pse dështoi kalimi në Angli

Sa afër ishte Rabiot që të bëhej pjesë e Man United? Nëna e tij tregon pse dështoi kalimi në Angli

Nëna dhe agjentja e Adrien Rabiot thotë se nuk ka pasur “asnjëherë negociata të vërteta” mes yllit të Juventusit dhe Manchester United për një transferim të verës.

Djajtë e Kuq u lidhën me mesfushorin e Juventusit gjatë verës, por një lëvizje nuk u realizua kurrë. Reprezentuesi francez tha muajin e kaluar se ai është “i lumtur” në Serie A, por nuk e përjashtoi mundësinë e një lëvizjeje në një moment pasi i skadon kontrata verën e ardhshme.


Tani, nëna dhe agjentja e tij, Veronique Rabiot, ka folur për atë se sa afër ishte transferimi i 28-vjeçarit në “Old Trafford”.

Kur u pyet nëse kjo lëvizje dështoi për shkak të kërkesës së saj për dhjetë milionë euro komisione, Veronique Rabiot i mohoi këto pretendime.

“Gjithçka është gënjeshtër. United dëshironte të më takonte për të shfaqur interesin e tyre për Adrien, por ne kurrë nuk folëm për paratë në detaje, sepse ai shpejt vendosi të qëndrojë në Torino. Nuk ka pasur kurrë negociata të vërteta dhe ne kemi raporte të shkëlqyera me Manchester United”, ka thënë nëna e lojtarit.

United thuhet se po e përcjell Rabiot përpara afatit kalimtar të janarit dhe mund të rikthejë interesimin për të, nëse synojnë për të përforcuar mesfushën e tyre në fillim të vitit 2024.

Mund të argumentohet se ata kanë nevojë për një rindërtim dhe francezi mund të jetë pjesë e këtij rindërtimi. Megjithatë, pasi trajneri Erik ten Hag është nën presion për të mbajtur vendin e tij të punës, nuk ka asnjë garanci që United do të përpiqet të nënshkruajë me Rabiot nëse dikush e pason holandezin në stolin e “Djajve të Kuq”./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori