LAJMI I FUNDIT:

Peci: Vulin do t’i bashkohet Vuçiqit dhe Sheshelit në koalicionin e kalorësve të vdekjes

Peci: Vulin do t’i bashkohet Vuçiqit dhe Sheshelit në koalicionin e kalorësve të vdekjes
Foto: Arkiv

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi dhe drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka komentuar dorëheqjen e Aleksandar Vulinit nga posti i Shefit të BIA-s serbe.

Peci ka thënë se Vulini, në letrën e tij të dorëheqjes nga pozita e shefit të BIA-s, e ka shpjeguar në mënyrë shumë transparente dhe te shkëlqyeshme politikën e Serbisë.

“Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Serbia po përballen me kërcënime dhe shantazhe që mund të krahasohen vetëm me ultimatumin austro-hungarez të vitit 1914. Na kërkohet të njohim Kosovën, të largohemi nga Republika Srpska dhe të mos jemi shtet dhe komb sovran duke vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. Nëse do të ishim dakord për këtë, kërkesa e radhës do të ishte dëbimi i investimeve kineze, varësia e pakushtëzuar teknologjike dhe ekonomike nga perëndimi, si dhe vazhdimi i shpërbërjes politike dhe territoriale të Serbisë dhe pranimi i vlerave perëndimore në të cilat ka nuk është vend për familjen dhe kombin tradicional, dhe në fund të fundit as për drejtësinë sociale”, citon Peci, letrën e dorëheqjes së Vulinit.


“Por mos të mashtrohemi, se Vulini nuk është duke ikur, por vetëm është duke ndërruar vend, dhe kjo është pjesë e lojërave parazgjedhore. Ai tani do t’i bashkohet Vuçiqit dhe Sheshelit në koalicionin e një marshi të ri të kalorësve të vdekjes”, ka shkruar Peci.

Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Këtë e ka konfirmuar vetë Vullini nëpërmjet një komunikate.

Shefi i BIA-s, pro-rusi Vulin jep dorëheqje nga posti
Lexo po ashtu Shefi i BIA-s, pro-rusi Vulin jep dorëheqje nga posti

“SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë, unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkaktar i shantazheve dhe presionit ndaj Serbisë dhe botës serbe. Prandaj, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”, thuhet në njoftim.

Më 11 korrik, Vulin ishte futur në listën e sanksioneve amerikane.

Sipas Thesarit, Vulin ishte përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. Sipas njoftimit, ai po ashtu ishte përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore narkotike dhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në një njoftim më 3 nëntor, Vulin tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe Serbia po përballen me kërcënime dhe shantazhe, të cilat ai i krahasoi me “ultimatumin austro-hungarez të vitit 1914”.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori