LAJMI I FUNDIT:

E gjithë bota priti fjalimin e tij – çfarë tha lideri i Hezbollahut në reagimin e tij të parë që kur nisen luftimet Izrael-Hamas

E gjithë bota priti fjalimin e tij – çfarë tha lideri i Hezbollahut në reagimin e tij të parë që kur nisen luftimet Izrael-Hamas

Lideri i grupit Hezbollah, Hassan Nasrallah ka folur për herë të parë që kur nisën luftimet mes grupit Hamas dhe forcave izraelite më 7 tetor.

Nasrallah, e përshkroi sulmin e Hamasit që ndezi konfliktin si “të madh” dhe “të shenjtë”, duke thënë se ai u krye “100 për qind nga palestinezët”, transmeton Telegrafi.

Në sulmin e 7 tetorit në Izrael u vranë qindra njerëz dhe luftëtarët e Hamasit morën të paktën 200 pengje në Gaza.


'Student i devotshëm i Islamit' - çfarë dihet për liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah
Lexo po ashtu 'Student i devotshëm i Islamit' - çfarë dihet për liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah

“Ky operacion është i madh, ky operacion i shenjtë ishte 100 për qind palestinez dhe u zbatua nga palestinezët”, thotë ai.

“Fshehtësia e madhe e bëri këtë operacion shumë të suksesshëm”.

“Nuk kishte asnjë anë negative të këtij operacioni dhe ata nuk kishin si ta bënin ndryshe.

Çfarë është Hezbollahu dhe ku dallon nga Hamasi?
Lexo po ashtu Çfarë është Hezbollahu dhe ku dallon nga Hamasi?

Duke iu referuar jetës në Gaza, ai thotë se ka më shumë se dy milionë njerëz që jetojnë në një “zonë të vogël” dhe ata kanë një “jetë shumë të vështirë”.

“Ata po vrasin njerëzit tonë në baza ditore”, shtoi ai.

Ai gjithashtu falënderoi grupet në Jemen dhe Irak për pjesëmarrjen në betejën kundër Izraelit.

Hezbollahu është një grup militant i mbështetur nga Irani, i ngjashëm me Hamasin, me bazë në Liban. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Amerika
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Amerika
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Botë
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Amerika

"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen

Amerika
Kalo në kategori