Klinika “Zhan Mitrev”: Qëndrim joserioz nga ana e prokurorisë, dëshmitarët e prokurorisë nuk janë paraqitur në seancë
Sërish shtyhet seanca e sotme për rastin kundër Klinikës “Zhan Mitrev” dhe doktorit Zhan Mitrev. Nga klinika thonë se kjo është për shkak të qëndrimit joserioz të prokurorisë. Prej atje thonë se megjithëse ishte planifikuar siç duhet dhe ftesa iu dërgua të gjitha palëve të interesuara, gjyqtari u detyrua ta anulonte atë.
Në seancën e sotme ishin parashikuar të jepeshin deklaratat e dëshmitarëve të prokurorisë. Por njëri nga dëshmitarët është paraqitur pa kartën e identifikimit, e cila është e detyrueshme gjatë dhënies së dëshmisë para gjyqtarit dhe dëshmitari i dytë nuk është paraqitur për shkak se nuk është njoftuar për prani në seancën e sotme. Seanca e ditës së sotme është shtyrë për shkak të mungesës së kushteve objektive për mbajtjen e saj.
“Ndryshe nga qëndrimi joserioz i prokurorisë, doktor Mitrev është paraqitur në seancë pavarësisht lëndimit që ka pasur nga i cili dy muaj më parë nuk ka pasur mundësi të lëvizë. Mbrojtja njoftoi gjykatën se tortura e vazhdueshme psikologjike e doktor Mitrevit, e cila filloi me një histori të sajuar, vazhdon me një tjetër tentativë morbide në formën e një fotografie të sajuar të publikuar në rrjetet sociale vetëm pak ditë para seancës në të cilën dr. Mitrev duket i mbuluar në gjak sikur të jetë sulmuar me armë zjarri dhe me tekstin “është vrar mjeku i njohur maqedonas””.
“Pas kësaj, mbrojtja shtroi pyetjen se cili është mesazhi i kësaj torture të vazhdueshme ndaj të akuzuarit, dhe a ka për qëllim shkatërrimin psikologjik të kardiokirurgut të njohur për të marrë nën kontroll klinikën e tij. A është një mesazh kjo foto në të cilën duket i vrarë dr. Zhan Mitrev se kështu do të jetë përfundimi i tij?”, thuhet në reagimin e Klinikës “Zhan Mitrev”.
Gjithashtu thonë se “për doktor Mitrevin këto veprime së bashku me veprimet e institucioneve paraqesin vazhdimin e torturës që i bëhet dhe mohimin e të drejtave elementare”.
“Pavarësisht garancisë jashtëzakonisht të lartë prej 1.000.000 euro për praninë e tij në gjyq, të gjitha aspektet e jetës së tij pengohen, duke filluar nga e drejta për jetë private sepse i është mohohuar kthimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit për të shoqëruar të birin në provimin e pranimit të tij në fushën e mjekësisë, e drejta për veprimtari profesionale kur iu refuzua kthimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit për pjesëmarrje në një kongres të nivelit më të lartë të kardiokirurgëve në të cilin ishte ftuar të prezantonte shkencën para një forumi me mjekë të nivelit më të lartë në rang botëror”.
“Së fundi, e drejta për mjekim nga një lëndim i tij i rëndë, mjekim i cili ndërkohë i është ofruar në një institucion i përshtatshëm për trajtimin e lëndimeve të tilla për të shmangur pamundësinë për të ushtruar profesionin e tij për shkak të lëndimit. Kjo kërkesë është ende në pritje, por që paraprakisht e dimë se nuk po i kushtohet aspak vëmendje sepse mbrojtja është kërcënuar se kërkesa do të refuzohet për shkak se nuk ka pasur prova origjinale, edhe pse ato gjenden në çështjen gjyqësore ku gjyqtari gjykues i ka paraqitur në Këshillin Penal”, thonë nga Klinika “Zhan Mitrev”.
Në fund prej atje shtojnë se për të gjitha këto “është kërkuar nga Gjykata që të bëjë gjithçka për të mbizotëruar drejtësia, e jo kërcënime për dhunë ndaj doktorit Zhan Mitrev”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Voziti 117 km/h në zonën 60, shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro dhe ndërmerren masa të tjera ndaj tij
MPB: Janë gjetur 14 migrantë në rrethinën e Kumanovës, katër prej tyre të mitur
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj