QMK për zjarret në Maqedoni: Jemi në vjeshtë dhe duket sikur jemi në fillim të sezonit të zjarreve
Lidhur me zjarret, dhe sipas informacioneve në Departamentin e Operacioneve dhe Koordinimit (DOK) të Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), ato thonë se duket sikur është fillimi sezonit të zjarreve në natyrë.
Nga QMK kanë informuar se muajin tetor e përfunduam me një bilanc ditor prej 21 zjarresh në ambiente të jashtme pra në 31 tetor– gjatë një dite e një nate, kurse prej dje muajin nëntor e ka nisur me 10 zjarre në ambiente të hapura, pavarësisht se temperaturave, të paktën gjatë natës, janë të ulëta.
“Deri sot në mëngjes vetëm një është aktiv – në Komunën e Studeniçanit, në afërsi të lokalitetit “Mala Reka” në zonën mbi fshatin Aldinci, në një terren pothuajse të paarritshëm, ku digjet bimësi e ulët dhe pyje të përzier”, thonë nga QMK.
Drejtori i QMK -së, Stojançe Angelov, informoi se në tetor ka pasur 614 zjarre në ambiente të hapura dhe 597 në shtator, që është për së paku 200 më shumë se në gusht, kur kishte 395 zjarre dhe kur zakonisht dihet se zjarret në ambiente të jashtme e arrijnë kulmin gjatë natës.
Ndryshe, në përgjithësi dhe sipas përvojave të deritanishme, në shtator nuk duhet pritur më të ketë një numër kaq të madh të zjarreve të hapura, ndërsa në tetor ato duhet të jenë shumë të rralla. Sipas të dhënave të Departamentit të Analitikës në QMK, në korrik të këtij viti janë shënuar 186 zjarre në ambiente të jashtme, ndërsa në qershor vetëm 20 për të gjithë muajin.
Krahasuar me shifrat e muajit tetor – ky është më pak se numri i zjarreve në një ditë, konkretisht në ditën e fundit të tetorit (31.10.2023), kur janë regjistruar 21 zjarre të hapura – zjarre të regjistruara zyrtarisht që kanë qenë objekt i ndërhyrjes nga Ekipet dhe pilotët e guximshëm të zjarrfikësve në vend, si dhe angazhimi i institucioneve dhe shërbimeve të tjera nga Sistemi i Menaxhimit të Krizave në vend. /Telegrafi/
*Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë