Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar sot reagimet e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit Xhelal Sveçla lidhur me protestën e Njësitit Special të Policisë së Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se reagimet e kryeministrit dhe të ministrit, kanë për qëllim delegjitimimin e kërkesave të policisë.
“Paska reaguar edhe kryeministri e edhe ministri ndaj protestës së FIT-it, me të vetmin qëllim delegjitimimin e kërkesave të tyre. Mos harroni se Albini edhe Xhelali gjerë e gjatë, kanë ligjëruar për meritat e tyre dhe të Qeverisë, deri aty ku ka përmendur përmirësimet e kushteve të punës së policëve, sikur të bëhej fjalë për punonjës të administratës publike dhe jo për njerëz, që jeta e të cilëve shpesh u ekspozohet kërcënimit dhe rrezikut maksimal. Diçka që pas ngjarjeve në veri e dinë edhe fëmijët parashkollorë”, ka thënë Tahiri.
Ai ka shtuar se as kryeministri e as ministri nuk tregojnë se si ka ardhur deri tek shuma që ata përmendin.
“Pa fije sinqeriteti Kurti e Sveçla ua përmendin pagën mesatare atyre që protestuan, që sipas tyre, për këtë vit paska arritur shifrën 2200 euro! Kryeministri e ministri nuk tregojnë se si ka ardhur deri te kjo shumë, pra nuk përmendin fare sakrificën e tyre natë e ditë në veri, në kohë me shi, e me stuhi”, ka shtuar ai.
Tahiri ka thënë se kur i duhet suksesi, qeveria del me pamje, e kur ata kanë një hall, dalin me shifra.
“Pra, kur i duhen pamjet e sukseseve të intervenimeve, dalin me foto e me pamje. Por, kur për një moment e kanë një hall, të njëjtit për të njëjtit policë, dalin me një shifër, për të krijuar përshtypjen e rrejshme te qytetarët dhe publiku, që gjoja këta policë kanë pagë relativisht të mirë.
Për besë, turp!”, është shprehur Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!