LAJMI I FUNDIT:

Konsumimi i një sasie të madhe të këtij ushqimi mund të rrisë rrezikun e diabetit me 62 për qind

Konsumimi i një sasie të madhe të këtij ushqimi mund të rrisë rrezikun e diabetit me 62 për qind

Studiuesit nga Harvardi paralajmërojnë se konsumimi i vetëm dy porcioneve të mishit të kuq në javë mund të ndikojë ndjeshëm në shfaqjen e diabetit

Një studim gjithëpërfshirës i botuar në The American Journal of Clinical Nutrition shqyrtoi zgjedhjet e ushqimit dhe zbuloi se rreziku i diabetit mund të rritet me konsumimin e tepërt të mishit të kuq.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se zëvendësimi i këtij mishi me proteina të shëndetshme, me bazë bimore, si fruta arrore ose bishtajore, ose sasi të moderuara të produkteve të qumështit, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të kësaj sëmundjeje.


Studiuesit shqyrtuan të dhënat nga studimet e mëparshme që përfshinin gjithsej 216,695 pjesëmarrës. Zakonet e të ngrënit të kësaj popullate u vlerësuan përmes një pyetësori për shpeshtësinë e marrjes së ushqimit çdo dy deri në katër vjet deri në moshën 36 vjeçare. Gjatë asaj kohe, më shumë se 22,000 pjesëmarrës zhvilluan diabetin e tipit 2, transmeton Telegrafi.

Rishikimi i gjerë i çoi shkencëtarët në përfundimin se konsumi i mishit të kuq të përpunuar dhe të papërpunuar ishte i lidhur ndjeshëm me një rrezik në rritje të zhvillimit të diabetit të tipit 2. Ata që konsumonin sasinë më të madhe të mishit të kuq kishin një rrezik 62 për qind më të lartë se ata me konsumin më të ulët.

Në ndryshim nga kjo përqindje, ata që konsumonin ushqime të bazuara në burimet e proteinave me bazë bimore si arrat dhe bishtajore kishin një rrezik 30 për qind më të ulët, ndërsa ata që zëvendësuan mishin e kuq me produkte qumështi reduktuan rrezikun e zhvillimit të diabetit me 22 për qind.

Pra, sa mish i kuq lejohet?

“Duke pasur parasysh gjetjet tona dhe punën e mëparshme nga të tjerët, një kufizim prej rreth një porcioni mishi të kuq në javë do të ishte i arsyeshëm për ata që kërkojnë të përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e tyre”, tha profesori dhe autori i studimit Dr Walter Willett. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori