LAJMI I FUNDIT:

Hoxha për Asociacionin: Krerët e shtetit para se të tregojnë se çfarë mendojnë për produktin, të tregojnë se cili është produkti

Hoxha për Asociacionin: Krerët e shtetit para se të tregojnë se çfarë mendojnë për produktin, të tregojnë se cili është produkti

Analisti Ylli Hoxha, ka thënë se çfarëdo Asociacioni që bëhet, do të cenohet Kosova.

Hoxha ka thënë se Presidentja, kryeministri, kryetari i Kuvendit para se të tregojnë se çfarë mendojnë për produktin “është mirë që të na tregojnë se cili është produkti, ta vendosin në publik draftin për të cilin ata konsiderojnë se është i pranueshëm, model dhe i ri”.

“E kuptoj presidenten që na flet për procedura. Para se të flasë për procedura duhet të flasë për përmbajtje. Një draft Asociacioni për të cilin pajtohet Vuçiq i cili për referencë sigurisht do ta marrë versionin 2013, 2015, nuk mendoj që mund të jetë i përputhshëm me Kushtetutën e Kosovës, përkundrazi mendoj se është në kundërshtim me frymën në Kushtetutë”.


Sipas tij, nëse të drejtat e serbëve në Kosovë vihen nën kontroll nga një institucion i vetëm Hoxha thotë se bëhet autonomi politike territoriale.

“Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar për të mos lejuar njësinë  territoriale serbe në Kosovë, autonominë serbe në Kosovë. Çfarëdo Asociacioni që bëhet, ksi e asi, e cenon atë konstrukt sepse shuma e të drejtave që serbët i gëzojnë në Kosovë nëse centraliozohet dhe vihet në kontroll nga një institucion i vetëm bëhet autonomi politike territoriale”, tha ai gjatë debatit në RTVD.

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori