LAJMI I FUNDIT:

Mançesteri vishet me ngjyrë të kaltërt, City ‘shkatërron’ Unitedin në Old Trafford

Mançesteri vishet me ngjyrë të kaltërt, City ‘shkatërron’ Unitedin në Old Trafford

Manchester City ka shënuar fitore të madhe në Ligën Premier pasi mposhti në udhëtim Manchester Unitedin me rezultat 3-0.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 26-të përmes Erling Haaland i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-0 pas një faulli të shkaktuar në zonën e rrezikshme nga Rasmus Hojlund.


Vendasit patën dy raste të mira shënimi me Hojlund dhe McTominay por nuk ia dolën që të barazojnë shifrat, kjo edhe falë pritjeve fantastike të Ederson.

Manchester City dyfishoi rezultatin në minutën e 49-të ku përsëri autor i golit ishte Haaland i cili kësaj radhe shfrytëzon për mrekulli një krosim të Bernardo Silvas për të shënuar me kokë për shifrat 2-0.

Goli që fundosi përfundimisht gjasat e Man United për rezultat pozitiv në këtë takim u shënua në minutën e 80-të nga Phil Foden.

Anglezi u gjend mjaft mirë në zonë kur Haaland bëri një pasim të bukur për të shënuar në portën e zbrazët për shifrat 3-0.

Deri në fund të ndeshjes City e menaxhoi mirë epërsinë e thellë të krijuar duke mbajtur posedimin e topit dhe duke mos lejuar që të rrezikohet porta.

Pas kësaj fitoreje City ‘rrëmben’ pozitën e tretë në Ligën Premier me 24 pikë të tubura, ndërsa United pëson humbjen e parë pas një serie prej tri ndeshjesh me fitore dhe renditet në pozitën e tetë me 15 pikë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori