LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Skocisë thotë se nuk ka marrë asnjë lajm nga familjarët e gruas në Gaza që nga e premtja

Kryeministri i Skocisë thotë se nuk ka marrë asnjë lajm nga familjarët e gruas në Gaza që nga e premtja

Ministri i Parë (kryeministri skocez) i Skocisë, Humza Yousaf thotë se nuk ka dëgjuar nga prindërit e gruas së tij në Gaza që kur lidhjet e komunikimit u ndërprenë keq të premten.

“Gaza është nën bombardime intensive. Telekomunikacionet janë ndërprerë. Nuk mund t’i afrohemi familjes sonë, e cila është bllokuar në këtë zonë lufte për gati 3 javë. Ne vetëm mund të lutemi që ata të mbijetojnë natën”, postoi Yousaf në X, të premten vonë.


Në një përditësim të së shtunës në mëngjes, ai tha se nuk kishte ende asnjë lajm prej tyre.

Netanyahu: Ushtarët tanë janë dislokuar kudo në Rripin e Gazës, do të jetë një luftë e gjatë
Lexo po ashtu Netanyahu: Ushtarët tanë janë dislokuar kudo në Rripin e Gazës, do të jetë një luftë e gjatë

“Faleminderit për urimet tuaja të mira, kam frikë se nuk kemi dëgjuar nga vjehërrit e mi”, ka shkruar ai.

Familja e gruas së tij, që jeton në Dundee në Skoci, shkoi për të vizituar të afërmit në Gaza rreth një javë para sulmeve të 7 tetorit, ka thënë ai më parë për mediat në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ata nuk mund të largohen. Gaza është nën bllokadë. Edhe me ndihmën e Ministrisë së Jashtme tani, ata nuk mund të garantojnë asnjë kalim të sigurt në asnjë nga kufijtë”, pati thënë ai atëherë.

Kunati i tij gjithashtu punon si mjek në Gaza dhe Yousaf ndau videon e tij duke trajtuar fëmijët e plagosur në spital javën e kaluar.

Në trend Botë

Më shumë
Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Botë
Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën

Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën "për çmimin e një filxhani kafeje"

Evropa
Erdogan i Turqisë shpreh gatishmërinë për të rivendosur lidhjet diplomatike me Sirinë

Erdogan i Turqisë shpreh gatishmërinë për të rivendosur lidhjet diplomatike me Sirinë

Evropa
Zelensky thotë se është duke punuar në një 'plan gjithëpërfshirës' për paqen në Ukrainë

Zelensky thotë se është duke punuar në një 'plan gjithëpërfshirës' për paqen në Ukrainë

Botë
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Botë
Biden pranon mangësitë gjatë debatit, por deklaron se do të mbrojë demokracinë

Biden pranon mangësitë gjatë debatit, por deklaron se do të mbrojë demokracinë

Amerika
Kalo në kategori