Kryeministri Albin Kurti, në lidhje me vendimin që policëve t’u dalin shtesat ka dhënë disa të dhëna të reja, duke theksuar se përgjatë këtij viti, 2 mijë e 134 policë kanë pasur të ardhura mesatare më të larta se një mijë euro, që siç thotë ai, i bie se afër 27% e policëve të ardhurat mesatare për këtë vit i kanë pasur më larta se një mijë euro.
“Përgjatë këtij viti, 2 mijë e 134 policë kanë pasur në Republikën e Kosovës të ardhura mesatare më të larta se një mijë euro, afër 27% e policëve të ardhurat mesatare për këtë vit kanë qenë më lart se një mijë euro. Në muajin qershor-korrik, afro 700 policë kanë pasur të ardhura mesatare më të larta se presidentja e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se pavarësisht zhurmave opozitare, faktet dhe të dhënat flasin ndryshe.
Shefi i ekzekutivit ka theksuar se qeveria është duke punuar shumë që policia të ketë kushte më të mira dhe mjete të punës.
“Ka marrë sa më shumë kohë sepse nuk duhet të krijojmë pabarazi. Rrezikshmëria e policëve tanë nuk luftohem vetëm me shtesa, por edhe me kushte dhe mjete të punës”, ka vijuar ai.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të fundit, ka marrë vendim që zyrtarëve policorë t’u dalin shtesat.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se tashmë shtesat janë kategorizuar.
Shtesat për njësitë elitare (Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të Afërt), janë nga 150 euro shtesë pagës bazë.
120 euro shtesë për Njësinë Speciale Operative K9 dhe Njësia për Eksploziv dhe deminim. Pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtaret e hetuesisë nga 75 euro në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj. Policët që angazhohen në sigurimin e objekteve dhe menaxhimin e operacioneve do iu ndahen 50 respektivisht 45 euro.
Kurti tha se ky vendim vjen edhe si pasojë e situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Në të kaluarën, sipas Kurtit, ka pasur pabarazi në mesin e zyrtarëve sa i përket shtesave.
“Kjo zgjidhje merr parasysh situatën e tenisonuar në veri të Kosovës. Në të kaluarën shtesat jo gjithmonë reflektonin barazi në mesin e policëve. Ky propozim i yni për kategorizim është bërë të mos përsëriten gabimet”, tha ai.
Shtesat për rrezikshmëri, sipas Kurtit, do të fillojnë së aplikuari me pagat e muajit nëntor, kurse për muajt e deritanishëm nga hyrja në fuqi e ligjit të ri për paga, shtesat do të ndahen në mënyrë retroaktive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje