LAJMI I FUNDIT:

NjSI të mërkurën paralajmëron protestë, të pakënaqur me shtesat që i ka ndarë Qeveria për ta

NjSI të mërkurën paralajmëron protestë, të pakënaqur me shtesat që i ka ndarë Qeveria për ta

Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) ka paralajmëruar protestë për të mërkurën e 1 nëntorit.

Protesta e NjSI-së vije si pakënaqësi me shtesat e rrezikshmërisë që Qeveria e Kosovës ka ndarë në mbledhjen e së premtes për ta.


Qeveria e Kosovës propozon shtesat për policët
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës propozon shtesat për policët

RTV Dukagjini ka siguruar edhe dokumentin i cili konfirmon lajmërimin për tubim publik të drejtuar Stacionit Policor “Qendra Prishtinë”.

Në lajmërim thuhet se vendi i protestës do të jetë sheshi “Skënderbeu” (para objektit të Qeverisë) në Prishtinë me fillim nga ora 12:00 deri në 12:30.

Ndryshe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka propozuar shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Ai ka treguar shtesat për shtatë kategori, ndërkaq thënë se ato do të fillojnë të aplikohen nga muaji nëntor.

“Shtesat për njësitë elitare, Njësia speciale intervenuese, Njësia për ndërhyrje të shpejtë, Njësia për mbrojte të afër janë nga 150 euro shtesë pagës bazë, 120 euro shtesë për Njësitë speciale operative K9 dhe njësinë për eksplozivët dhe deminim, pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarët e hetuesisë nga 75 euro në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat që njëherazi përbejnë numrin më të madh të policëve do të marrin nga 60 euro në muaj shtesë, kurse policëve që angazhohen në sigurim të objekteve dhe ata që angazhohen në menaxhim të operacioneve do të ju ndahen nga 50 dhe respektivisht 45 euro shtesë të rrezikshmërisë”, është shprehur Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori