LAJMI I FUNDIT:

Pranimi i marrëveshjes së Brukselit, Rama: Lidershipi i Kosovës bëri lëvizjen e duhur, koha që Serbia të bëjë të njëjtën gjë

Pranimi i marrëveshjes së Brukselit, Rama: Lidershipi i Kosovës bëri lëvizjen e duhur, koha që Serbia të bëjë të njëjtën gjë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar përsëri sot në lidhje me takimin në Bruksel të krerëve evropianë dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka shprehur qëndrimin se Kosova ka bërë lëvizjen e duhur duke pranuar marrëveshjen e Brukselit.

“Populli i mençur shqiptar dhe jo vetëm ai, meqë ra fjala, thotë “më mirë vonë se kurrë”. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë që lidershipi i Kosovës më në fund bëri lëvizjen e duhur në takimin e djeshëm në Bruksel! Kosova është në një vend shumë më i mirë sot duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor – një hap shumë domethënës përpara”, tha Rama.


Rama: E përgëzoj Kurtin që pranoi propozimin evropian për të avancuar drejt zgjidhjes për Asociacionin
Lexo po ashtu Rama: E përgëzoj Kurtin që pranoi propozimin evropian për të avancuar drejt zgjidhjes për Asociacionin

Ai më tej i ka bërë thirrje Serbisë që të pranojë propozimin e Brukselit.

“Është koha që edhe Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Çdo gjë që është pranuar dhe rënë dakord duhet të zbatohet pa asnjë vonesë. Unë u bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të ruajnë këtë vrull dhe të shtyjnë përpara drejt një përparimi përfundimtar”, shtoi Rama.

Kurti tha se Kosova pranoi ndërsa Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen e ofruar në Bruksel, reagimet pas takimit të së enjtes
Lexo po ashtu Kurti tha se Kosova pranoi ndërsa Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen e ofruar në Bruksel, reagimet pas takimit të së enjtes

“Mjaft me shikimin e gishtit ndërsa gishti tregon hënën. Mjaft me të njëjtat gërmadha të vjetra dhe të rrezikshme. Mjaft me shmangien e paqes dhe kënaqjen me fantazmat e së kaluarës për hir të vogëlsirave në politikën e brendshme. Shikoni se çfarë ndodh me ata që shmangin paqen dhe përfshihen në lojëra “o të gjitha, o asgjë”. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në fqinjësinë tonë. Bëni paqe, për hir të Zotit, dhe vazhdoni përpara”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori