LAJMI I FUNDIT:

“Nuk do të largohem nga Gaza, edhe nëse më shtypin me tanke”, palestinezi flet i mllefosur derisa mbante në krahë djalin e tij

“Nuk do të largohem nga Gaza, edhe nëse më shtypin me tanke”, palestinezi flet i mllefosur derisa mbante në krahë djalin e tij

Një palestinez në kampin e refugjatëve në Jabalia tha se nuk do të largohet nga shtëpia e tij edhe nëse e shtypin me tanke.

Derisa fliste me plot mllef, palestinezi që nuk u identifikua, kishte në dorë djalin e tij të vogël që vdiq në një sulm, transmeton Telegrafi.

“E kam thënë fjalën time, edhe nëse më shtypin me tanke, unë nuk do të largohem nga shtëpia ime. Do të vendos një tendë mbi shtëpinë time të shkatërruar dhe do të jetoj aty”, thoshte burri nga Rripi i Gazës.


Përveç kësaj, palestinezi i zemëruar kërkonte përgjigje për djalin që iu vra nga sulmet.

“Është dy muaj e gjysmë, çfarë bëri ky? A vrau dikë? A e lëndoi dikë? A rrëmbeu dikë? Këta ishin fëmijë të pafajshëm brenda shtëpive të tyre”, u shpreh ai.

Ndryshe, qëkur Izraeli filloi sulmet ajrore në Rripin e Gazës mbi 7,000 persona janë vrarë. Forcat izraelite nisën bombardimin e rajonit palestinez në shenjë hakmarrjeje të sulmeve që nisi grupi Hamas më 7 tetor.

Grupi Hamas lansoi mijëra raketa në drejtim të Tel Aviv madje mobilizoi edhe luftëtarët e tij në komunitetet jugore izraelite; rreth 1,200 persona janë vrarë në Izrael. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Botë
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Botë
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Botë
Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Botë
​Të paktën 30 të vdekur, shumë të bllokuar dhe miliona njerëz pa energji elektrike - ndërsa uragani Helena “kaloi përmes” juglindjes së SHBA-së

​Të paktën 30 të vdekur, shumë të bllokuar dhe miliona njerëz pa energji elektrike - ndërsa uragani Helena “kaloi përmes” juglindjes së SHBA-së

Amerika
Izraeli thuhet se shënjestroi liderin e Hezbollahut në një sulm ajror masiv kundër selisë së grupit në Bejrut

Izraeli thuhet se shënjestroi liderin e Hezbollahut në një sulm ajror masiv kundër selisë së grupit në Bejrut

Botë
Kalo në kategori