LAJMI I FUNDIT:

Rama: E përgëzoj Kurtin që pranoi propozimin evropian për të avancuar drejt zgjidhjes për Asociacionin

Rama: E përgëzoj Kurtin që pranoi propozimin evropian për të avancuar drejt zgjidhjes për Asociacionin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgëzuar homologun e tij kosovar, Albin Kurti, për pranimin e draftit të Bashkimit Evropian për Statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurti është pajtuar që ky draft i prezantuar në Kosovë e Serbi nga pesë diplomatë perëndimorë, të jetë bazë për diskutime rreth zbatimit të marrëveshjes bazë mes dy shteteve.


E lidhur me këtë ka reaguar Rama, duke thënë se është “vërtetë pikë kyçe”.

Kurti i përgjigjet pozitivisht kërkesës emisarëve, dokordohet që plani i ri të jetë korniza e vazhdimit të diskutimeve me ShBA-në, Gjermaninë, Francën dhe Italinë
Lexo po ashtu Kurti i përgjigjet pozitivisht kërkesës emisarëve, dokordohet që plani i ri të jetë korniza e vazhdimit të diskutimeve me ShBA-në, Gjermaninë, Francën dhe Italinë

“Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe”, ka shkruar kryeministri shqiptar në rrjetin social “X”.

Ai ka shtuar se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtë, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve.

“ Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve”, ka përfunduar Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Lajme
Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Lajme
Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Lajme
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Politikë

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Kalo në kategori