Derisa luftimet mes Hamasit dhe Izraelit po vazhdojnë dhe vazhdimisht raportohet për bombardime e sulme ajrore, Izraeli njihet si një prej vendeve të rralla që në radhët e forcave mbrojtëse ka edhe shumë femra.
Madje ato shpesh arrijnë të parandalojnë sulme të ndryshme që po të mos ishin ato pasojat sigurisht se do të ishin katastrofale, transmeton Telegrafi.
Kështu ndodhi edhe me njësinë e ushtareve izraelite që shërbejnë në IDF dhe përbëhen vetëm ka 13 pjesëtare, që ishin shumë aktive në ditën e 7 tetorit kur Hamasi filloi një sulm të befasishëm mbi qytetet izraelite.
Kjo njësi ka arritur në atë ditë të vrasë qindra militantë të Hamasit dhe të shpëtojnë shumë civilë, të çlirojnë kibucin ku kishte ndodhur sulmi më i përgjakshëm në jug të Izraelit.
Nënkolonelja Or Ben Yehuda dhe 12 ushtaret e saj të Batalionit Caracal, udhëhoqën luftimet në vijën e parë duke i dalë në ndihmë bashkëqytetarëve që shkuan për t’i shpëtuar me mjete të blinduara.
Ato madje kryen me sukses edhe operacionin drejt një poste ushtarake pranë kufirit me Egjiptin kur një qytet izraelit u sulmua nga Hamasi.
Ben Yehuda tha se pavarësisht që raketat binin në të gjitha anët, mësoi se militantët e Hamasit kishin thyer gardhin që ndanë kufirin Gazë-Izrael, dhe menjëherë ishte nisur drejt vendbanimit izraelit Shlomit Knei Netzer për të mbrojtur banorët e atjeshëm.
Në mesazhin e fundit që kishte arritur në bazën ushtarake Sufa që ishte sulmuar nga Hamasi, një koleg i saj që u vra disa minuta më vonë, e kishte paralajmëruar Ben Yehuda duke i thënë “se janë disa terroristë këtu të armatosur rëndë”.
Me të parë se çfarë po ndodhte, alarmoi 12 ushtaret e njësisë së saj që u zotuan se nuk do të dorëzohen dhe do të luftojnë deri në frymën e fundit.
“Do t’i eliminojmë terroristët. Futja në Izrael po ndodhë dhe janë kudo. Jini vigjilente”, u tha ajo vajzave të njësisë së saj.
Duke iu afruar bazës ushtarake, zbuluan se Hamasi kishte marrë nën kontroll postën dhe kishte mbi 50 ushtarë izraelitë që po i mbante peng.
Të vendosura që ta mbrojnë pragun e shtëpisë, ato arritën që të eliminojnë aty 50 militantë të Hamasit dhe të çlirojnë atë bazë ushtarake.
Nënkolonelja izraelite tha se kanë vazhduar operacionin në lokacione tjera – duke arritur të eliminojnë pjesëtarë tjerë të Hamasit. E në disa raste luftimet janë zhvilluar pak metra larg pozicioneve të armikut.
Është mrekulli sesi në të gjitha luftimet ku ato morën pjesë, kanë arritur që të gjitha të shpëtojnë.
Batalioni Caracal më vonë i është bashkuar Forcave Speciale të Marinës izraelite për guximin e treguar, dhe për 14 orë tjera kanë zhvilluar beteja të përgjakshme – duke i detyruar militantët e Hamasit të tërhiqen.
Ben Yehuda është dekoruar për kontributin e dhënë e njëjtë ka ndodhur edhe me ushtaret e saj që fituan betejën, shpëtuan shumë jetë dhe morën pjesë ne evakuimin me helikopterë të plagosurve.
Sipas të dhënave zyrtare, Batalioni Caracal ka arritur të vrasë 100 militantë të Hamasit dhe konsiderohet si një prej batalioneve më me përvojë në ushtrinë izraelite.
Në Forcat Mbrojtëse të Izraelit që ndryshe njihet si IDF-ja izraelite, numëron rreth 50 mijë ushtare (femra) nga 200 mijë ushtarët aktivë sa janë.
Shërbimi ushtarak në Izrael është i detyruam për femrat sikurse për meshkujt, dhe në kohë të ndonjë krize ato ftohen nga organet që të kontribuojnë për vendin.
Batalioni Caracal përbëhet nga 70 për qind femra dhe është i stacionuar në jug të Izraelit. E historia e Ben Yehuda që në vitin 2014 ishte plagosur në një sulm terrorist përgjatë kufirit me Egjiptin, shërben si frymëzim për shumë gra tjera që shërbejnë në ushtrinë e këtij vendi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur
Izraeli thuhet se shënjestroi liderin e Hezbollahut në një sulm ajror masiv kundër selisë së grupit në Bejrut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë