LAJMI I FUNDIT:

Izraelitët sulmojnë pozicionet e Hamasit, i godasin rëndë me aeroplanë luftarakë

Izraelitët sulmojnë pozicionet e Hamasit, i godasin rëndë me aeroplanë luftarakë

Aeroplanë luftarak të forcave izraelite gjatë 24 orëve të fundit kanë sulmuar mbi 250 objekte të Hamasit në Rripin e Gazës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i IDF-së izraelite, Daniel Hagari, i cili theksoi se janë goditur tunelet, raketahedhësit që ishin të vendosur në zonat e banuara me civilë, transmeton Telegrafi.


Ndryshe gjatë mbrëmjes së kaluar forcat izraelite janë futur me tanke në Rripin e Gazës, duke kryer një operacion dhe më pas janë rikthyer në territorin e Izraelit.

Pamje të reja të shpëtimit të civilëve në rrënoja në Gazë – në mesin e tyre shumë fëmijë
Lexo po ashtu Pamje të reja të shpëtimit të civilëve në rrënoja në Gazë – në mesin e tyre shumë fëmijë

E qëllimi i futjes së tankeve izraelite në Rripin e Gazës, ishte sulmi mbi caqet e Hamasit dhe po konsiderohet se ishte operacioni më i madh tokësor i izraelitëve.

Në anën tjetër, kriza në qytetin e Gazës vetëm sapo vjen e rritet, për faktin se ka mungesë të ujit të pijshëm, energjisë elektrike dhe shumë medikamenteve që do t’ua shpëtonin jetën shumë civilëve. /Telegrafi/