LAJMI I FUNDIT:

Rezervistët izraelitë të nervozuar: Derisa jemi në vijën e parë të frontit, djali i kryeministrit po qëndron në SHBA

Rezervistët izraelitë të nervozuar: Derisa jemi në vijën e parë të frontit, djali i kryeministrit po qëndron në SHBA

Ushtarët izraelitë që dolën vullnetarë për t’iu bashkuar luftës kundër Hamasit, kanë dënuar veprimet e djalit të kryeministrit Benjamin Netanyahu për qëndrimin në Shtetet e Bashkuara dhe “braktisjen” e vendit të tij.

Qindra izraelitë janë kthyer në shtëpi pasi ushtria rekrutoi më shumë se 300 mijë rezervistë, për të luftuar në mobilizimin më të madh në historinë e vendit, transmeton Telegrafi.

Djali i madh i Binyamin Netanyahut, Yair, u zhvendos në Florida në fillim të këtij viti dhe mbetet atje. Në moshën 32-vjeçare plotëson kushtet për detyrë rezervë, e cila përfundon në moshën 40-vjeçare.


“Yair po shijon jetën e tij në Miami Beach ndërsa unë jam në vijën e parë”, tha një ushtar që kërkoi të mbetet anonim për arsye sigurie.

Izraeli refuzon armëpushimin: Çfarë duhet të bëjmë kur dikush vret foshnja e përdhunon gra
Lexo po ashtu Izraeli refuzon armëpushimin: Çfarë duhet të bëjmë kur dikush vret foshnja e përdhunon gra

Një vullnetar në frontin verior të Izraelit, i cili është nën zjarr në rritje të përditshme nga Hezbollahu i mbështetur nga Irani në Libanin jugor, tha për The Times se kjo po shkakton mosbesim dhe zemërim te rezervistët.

“Ne jemi ata që i lëmë punët, familjet, fëmijët tanë, për të mbrojtur familjet tona në shtëpi dhe atdhe. Vëllezërit, baballarët, djemtë tanë, të gjithë shkojnë në front, por Yair ende nuk është këtu, nuk ndihmon në ndërtimin e besimit te lidershipi i vendit”, tha ai.

Edhe pse kurrë nuk ishte ushtar, Yair kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe punoi në njësinë e zëdhënësve të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Yair u zhvendos në Shtetet e Bashkuara pas polemikave rreth aktiviteteve të tij në mediat sociale. Djali i kryeministrit shkaktoi një protestë publike pasi i quajti “terroristë” qindra mijëra izraelitë, që protestonin kundër reformave të qeverisë në drejtësi dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara për financimin e trazirave.

“Jam kthyer nga SHBA, ku kam një punë, jetë, familjen time”, tha një tjetër rezervist, i cili gjithashtu foli në kushte anonimiteti dhe po përgatitet të vendoset në frontin jugor.

“Nuk mund të qëndroj atje dhe të braktis vendin, popullin tim, në këtë moment kritik. Ku është djali i kryeministrit? Pse nuk është në Izrael? Ky është momenti më bashkues për ne si izraelitë në historinë e fundit dhe secili prej nesh duhet të jetë këtu tani, përfshirë edhe djalin e kryeministrit”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

Evropa
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Ukraina vjen me

Ukraina vjen me "një përditësim mbi madhësinë e forcave të Koresë së Veriut në Rusi - dhe ndikimit të tyre"

Botë
Gënjyen eprorët se kanë avancuar dhe marrë nën kontroll vendbanime ukrainase, arrestohen komandantët rusë për deklarime të rrejshme

Gënjyen eprorët se kanë avancuar dhe marrë nën kontroll vendbanime ukrainase, arrestohen komandantët rusë për deklarime të rrejshme

Evropa
Pasi SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, Putin nënshkruan doktrinën e re bërthamore

Pasi SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, Putin nënshkruan doktrinën e re bërthamore

Evropa
Kalo në kategori