LAJMI I FUNDIT:

Alisson i tregon Andre Onanas gabimin më të madh që ka bërë tek Man Utd

Alisson i tregon Andre Onanas gabimin më të madh që ka bërë tek Man Utd

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, i ka thënë Andre Onanas gabimin më të madh që ai ka bërë tek Manchester United.

Onana iu bashkua Unitedit gjatë afatit kalimtar veror për shumën e 47 milionë eurove nga Interi.


Sidoqoftë, reprezentuesi kamerunas ka pasur një fillim të vështirë të aventurës së tij tek “Djajtë e Kuq”.

Pozicionimi i Onanas ka vënë dyshime tek shumë persona në disa raste pasi që ai shpeshherë këtë sezon ka pësuar disa gola ‘të lehtë’.

Onana u transferua për të zëvendësuar David De Gean pasi u mendua se ai ka aftësi më të mira të luajë me topin në këmbë se sa spanjolli.

Numri një i Liverpoolit, Alison i ka përkujtuar Onanas dhe portierëve të tjerë se aspekti më i rëndësishëm për rolin e tyre është të presin gjuajtjet dhe jo se sa të mirë janë me topin në këmbë.

“Të presësh gjuajtjet, sigurisht. Unë mendoj se ju shihni portierët duke luajtur më shumë me topin në këmbë nga mbrapa dhe jo vetëm duke nisur topa të gjatë”.

“Kjo ndikon në pozicionin tonë paksa, sepse nuk mendoj që ka ndryshuar shumë. Ne vetëm kemi përmirësuar disa gjëra sepse kjo është ajo që po kërkohet në futboll tani. Në ditët e sotme futbolli po kërkon një ekip që nis aksionet nga portieri”, u shpreh ai për uebfaqen zyrtare të Liverpoolit.

“Portieri sot duhet të luajë mirë me këmbë, por gjëja më e rëndësishme është të bësh pritje dhe të bësh atë që një portier zakonisht bën, duke udhëhequr ekipin. Kështu që unë mendoj se të luash me këmbë është diçka ekstra por jo kryesorja për një portier”, përfundoi braziliani.

Gjatë sezoneve të fundit, Alisson shpesh u konsiderua si portieri më i mirë në botë pasi bëri një numër pritjesh jashtëzakonisht të rëndësishme për Liverpoolin./Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori