LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm rinovim me rritje page, Interi do t’i vendos edhe një klauzolë largimi Lautaro Martinezit

Jo vetëm rinovim me rritje page, Interi do t’i vendos edhe një klauzolë largimi Lautaro Martinezit

Lautaro Martinez është njeriu i momentit këtë edicion te Interi falë golave të tij.

Sulmuesi argjentinas ka marrë shiritin e kapitenit dhe është bërë i pandalshëm për skuadrën zikaltër, duke shënuar thuajse në çdo ndeshje.


Pas 11 ndeshjeve mes Serie A dhe Ligës së Kampionëve, ylli argjentinas ka 12 gola dhe dy asistime duke shfaqur formë të jashtëzakonshme.

Kontrata e tij aktuale me Interin skadon në verën e vitit 2026, derisa palët janë në bisedime për një kontratë të re e cila do ta mbante atë deri në vitin 2028 në Giuseppe Meazza.

“Lautaro duhet të jetë kandidat për Topin e Artë", Inzaghi me fjalë të mëdha për argjentinasin
Lexo po ashtu “Lautaro duhet të jetë kandidat për Topin e Artë", Inzaghi me fjalë të mëdha për argjentinasin

Sigurisht që do të ketë rritje page për argjentinasin nga gjashtë sa fiton aktualisht do të shkoj në 7,5 milionë euro në sezon.

Calciomercato ka raportuar se përveç rritjes së pagës Interi po mendon t’i vendos edhe një klauzolë largimi kapitenit të tyre në mënyrë që t’i largojë skuadrat e interesuara.

Neroazzurët po punojnë që t’i vendosin yllit të tyre një klauzolë largimi prej 180 milionë eurove dhe këtë e ka pranuar edhe Lautaro dhe agjentët e tij.

Nuk është një shumë që nuk paguhet nga skuadrat angleze apo ato arabe, megjithatë te Interi duan të sigurohen se edhe në rast largimit të lojtarit atëherë të fitojnë mirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Ndërkombëtare
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Premier League
Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

La Liga
Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

La Liga
I veçuar nga të tjerët shkaku i gripit dhe me shumë gjasa do ta humb vendin e titullarit në finale - Real Madridi nuk e la heroin e tyre të stërviste me shokët

I veçuar nga të tjerët shkaku i gripit dhe me shumë gjasa do ta humb vendin e titullarit në finale - Real Madridi nuk e la heroin e tyre të stërviste me shokët

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori