LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni i Izraelit, Eli Dasa, mesazh për bashkëlojtarët për ndeshjen me Kosovën

Kapiteni i Izraelit, Eli Dasa, mesazh për bashkëlojtarët për ndeshjen me Kosovën

Pas konfliktit të armatosur palestinezo-izraelit, skuadra kombëtare e futbollit të Izraelit nuk ka mundur të luajë në tetor ndeshjet e saj kualifikuese për Euro 2024 kundër Kosovës dhe Zvicrës.

Sipas mediumit rumun FANATIK, UEFA po shqyrton që Izraeli të luajë katër ndeshje në nëntor, çdo tre ditë.

Situata në Izrael ka përmbysur orarin e Grupit I të kualifikueseve të Euro 2024. Nëse UEFA vendosë që Izraeli të luajë katër ndeshje në nëntor, i bie çdo tre ditë dhe ndeshja e parë do të ishte Kosovë – Izrael (12 nëntor).


Megjithatë, ndeshja kundër Kosovës nuk është caktuar në datat zyrtare të UEFA-s dhe kapiteni i Izraelit, Eli Dasa ka qenë në kontakt me pjesën tjetër të kombëtares këtë fundjavë.

Lojtari i Dinamos së Moskës u ka kërkuar bashkëlojtarëve të tij që të kërkojnë nga trajnerët e klubeve u luajnë që t’i lënë të lirë për kampin stërvitor të kombëtares në fillim të nëntorit dhe të jenë të pranishëm në ndeshjen kundër Kosovës më 12 nëntor, edhe pse kjo është një datë jozyrtare dhe klubet nuk janë të detyruara t’i lirojnë lojtarët.

Ndeshja Kosovë – Izrael mund të luhet më 12 nëntor
Lexo po ashtu Ndeshja Kosovë – Izrael mund të luhet më 12 nëntor

“Ne kemi një detyrim edhe më të madh tani që të përpiqemi të rikthejmë buzëqeshjen në vendin tonë, te fansat tanë. Të gjithë po kalojmë një kohë të vështirë. Është e vështirë të shohësh se çfarë po ndodh në vend dhe është e vështirë të fokusohesh te futbolli, por ne kemi detyrimin ta përfaqësojmë vendin me respekt, sidomos në kohë si këto”, ka thënë Eli Dasa.

Eli Dasa ka 58 paraqitje për Izraelin dhe tashmë ka marrë leje nga trajneri i Dinamo Moskës, Marcel Licka, që të vijë në kampin stërvitor të skuadrës për ndeshjet kundër Kosovës, Zvicrës, Rumanisë dhe Andorrës.

Tubimi i lojtarëve izraelit pritet të bëhet më 6 nëntor në Izrael, gjashtë ditë para ndeshjes në Prishtinë.

Pas ndeshjes me Kosovën, Izraeli do të luajë në terren neutral me Zvicrën (15 nëntor) dhe Rumaninë (18 nëntor). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Celta Vigo bën përmbysje të madhe për të fituar një pikë ndaj Barcelonës

Celta Vigo bën përmbysje të madhe për të fituar një pikë ndaj Barcelonës

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori