Temperatura e lartë, dhimbja e fytit, kollitja, vjellja dhe lodhja janë disa nga simptomat që e karakterizojnë gripin sezonal, për çka është rritur edhe fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Kështu bënë të ditur mjekja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Violeta Haxhija, e cila thotë se personat më të rrezikuar nga gripi sezonal janë fëmijët, personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike të zemrës, mushkërive, me hipertension, si dhe gratë shtatzëna.
“Gjendja aktuale me gripin sezonal në Kosovë, kemi një fluks të rritur nëpër qendrat tona të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore nga simptomat e gripit…Gripi sezonal është një infeksion akut viral që shkaktohet nga virusi i influencës apo virusi i gripit i tipit A dhe B, që janë më të shpeshta. Simptomat e gripit sezonal janë kollitje, temperaturë e lartë, lidhje, plogështi, dhimbje e nyjeve, dhimbje e fytit, dhimbje e barkut, vjellje, diarre. Mirëpo, ne i kemi edhe disa simptoma që të rrezikshme që janë te fëmijët, për shembull nëse kemi vështirësi në frymëmarrje, skuqje të lëkurës, shtangim të qafës, vjellje pa ndërprerë, mosmarrje e lëngjeve, duhet menjëherë të lajmërohen tek mjeku familjar”, tha Haxhiaj.
Mjekja Haxhija tha se shenjat e rrezikut për të rriturit nga ky grip, janë dhimbjet e gjoksit, kraharorit, pengesa në frymëmarrje dhe konfuzion, për çka u shpreh se menjëherë duhet të merret trajtim mjekësor.
Lidhur me furnizimin e listës esenciale të barnave, ajo tha se qëndrojnë mirë.
“Mandej shenjat e rrezikut për të rriturit që kemi të bëjmë me dhimbjet gjoksi, dhimbje kraharori, pengesa gjatë frymëmarrjes, konfuzion duhet menjëherë të lajmërohet tek mjeku familjar. Moshat më të prekura nga gripi sezonal i kemi fëmijët e vegjël, personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike si ata me ata me sëmundje të zemrës, me sëmundje të mushkërive, me hipertension, personat me imunitete të dobësuar, fëmijët e vegjël në 5 vjet, gratë shtatzëna…Kur kemi të bëjmë me sëmundje që janë virusale, mënyra më e mirë për ët parandaluar atë sëmundje është vaksina…Lista esencialë është mirë e plotësuar, mirë e furnizuar për pacientët që kanë nevojë, nëse gripi komplikohet, me pneumoni, atëherë ne duhet të japim edhe antibiotik, por nëse është gripi i pa komplikuar, ne i mjekojmë vetëm simptomat”, potencoi Haxhija për kp.
Haxhiaj shtoi se është më rëndësi vaksinimi fillimisht i stafit mjekësor, pastaj edhe i qytetarëve, specifikisht i grave shtatzëna dhe personave të moshuar në mënyrë që të parandalohet virusi i gripit sezonal.
“Mirë është të vaksinohen gratë shtatzëna, fëmijët mbi gjashtë muaj, personat e moshuar, personat që kanë sëmundje kronike, pasi që ata janë më të rrezikuar nga ky virusi i gripit sezonal. Mirëpo, ata që nuk duhet të vaksinohen janë fëmijët nën gjashtë vjet, personat që kanë alergji në vezë, personat që kanë ndonjë alergji në komponentën e vaksinës dhe ata që kanë ndonjë sëmundje akute me temperaturë të lartë mbi 39 gradë celsius”, tha Haxhija.
Ekspertja e shëndetësisë, Violeta Haxhija ndau disa këshilla për qytetarët që të parandalojnë virusin e gripit sezonal, derisa tha se duhet bërë ajrosja e dhomës, marrja e ushqimeve me vitaminë C dhe bërja e aktiviteteve fizike.
Ndërkaq, për personat të cilët veç janë prekur nga simptomat e gripit, mjekja këshilloi që të qëndrojnë në shtëpi, të bëjnë ajrosjen e dhomës dhe të kolliten apo teshtitjen në mënyrë të kujdesshme, që të mos përhapet virusin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite