LAJMI I FUNDIT:

Përfundon sezoni i rregullt në MLS – Play-Off do të zhvillohet pa yjet e mëdha si Messi, Shaqiri, Insigne e Douglas Costa

Përfundon sezoni i rregullt në MLS – Play-Off do të zhvillohet pa yjet e mëdha si Messi, Shaqiri, Insigne e Douglas Costa

Ka përfunduar sezoni i rregullt në elitën e futbollit amerikan MLS ku tanimë janë mësuar edhe skuadrat që do të luajnë në ‘Play-Off’.

Vëmendja më e madhe ka qenë këtë sezon te Inter Miami i Lionel Messit, por skuadra e yllit argjentinas nuk ia ka dalë të marrë pjesë.


Përveç Inter Miamit dhe Lionel Messit që do të mungojnë në ‘Play-Off’ edhe skuadra të tjera dhe yje të mëdha nuk do t’i shohim në mesin e 16 skuadrave më të mira amerikane.

Xherdan Shaqiri me Chicago Fire kishte një rast të fundit për të siguruar Play Off-in, por në ndeshjen e fundit u mposhtën në udhëtim nga New York City.

Inter Miami e përfundoi sezonin e rregullt në pozitën e 14-të me 34 pikë, derisa Chicago Fire ishte një pozitë më lartë me 40 sosh.

Yje të tjera të mëdha që do të mungojnë në Play-Off janë edhe Douglas Costa e Javier Hernandez – Chicharito nga LA Galaxy si dhe italianët Lorenzo Insigne e Federico Bernardeschi të Torontos.

Nga Konferenca e Perëndimit në Play Off do të luajnë: St Louis, Seattle Sounders, Los Angeles FC, Houston Dynamo, Real Salt Lake, Vancouver Whitecaps, Dallas, derisa për vendin e fundit do të luftojnë në ‘Play-In’ Sporting Kansas City dhe San Jose Earthquakes.

Nga Konferenca e Lindjes në Play Off do të luajnë: Cincinnati, Orlando City, Columbus Crew, Philadelphia Union, New England Revolution, Atlanta United, Nashville SC, derisa për vendin e fundit në ‘Play-In’, do të luajnë New York Red Bulls dhe Charlotte. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Premier League
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori