Vendimi i Gjykatës Komerciale që të ndërpriten punimet në “Rrugën A” në Prishtinë, ka ngjallur reagime të shumta – veçanërisht të pushtetit komunal pasi këtë projekt e patën cilësuar si më të rëndësishmin deri tani.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se vendimi është i bazuar plotësisht në interesa politike dhe të grupeve të interesit.
Kjo pasi siç ka deklaruar ai, vendimi është marrë nga motra e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, gjyqtarja Vlora Pacolli.
“Megjithëse nuk jam i prirur që të komentoj vendimet e gjyqësorit, në rastin konkret, nuk ka asnjë logjikë të vendoset masë e përkohshme në kundërshtim me interesin publik dhe ndaj një projekti që ndërlidhet edhe me mbrojtjen e jetës e shëndetit të mijëra qytetarëve të lagjes ‘Mati’, ‘Kalabria’ dhe ‘Prishtina e Re’, të cilët me vite të tëra po vuajnë nga kundërmimi për shkak të mungesës së kolektorit”.
“Andaj, shpresoj se Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale nuk do të lejojnë cenimin e interesit publik për interesa të ngushta dhe inate politike”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai po ashtu ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor që të sigurojë që “ky proces të jetë i drejtë, profesional, i paanshëm, dhe i bazuar vetëm në ligj”.
E akoma më kritik ndaj këtij vendimi është treguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili e ka cilësuar si “çmenduri që të lë pa fjalë”.
Në një reagim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se ndërtimi i “Rrugës A” po ecte në ritmin e duhur, por siç ka shkruar ai, “në Kosovën e populistëve, puna krijon kundërshtarë”.
“Një lagje e re për Prishtinën, një komunitet i ri në bërje. Por ja që në Kosovën e popullistëve puna krijon kundërshtarë. Sot, një gjykatëse vendosi ta ndalojë atë. Ta ndalojë punën e ndërtimit të rrugës ‘Jim Xhema’ në gjysmë të saj. Gjykatësja, del të jetë motra e deputetes në pushtet. Dhjetëra mijëra banorë pa kolektor e në kundërmim, një kryeqytet pa projektin më të madh kapital”, ka shkruar i pari i LDK-së.
Duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje, ai ka thënë se vetë nuk bëjnë punë e punën e tjetrit s’e durojnë dot.
Këtyre akuzave iu është përgjigjur përmes një reagimi Lëvizja Vetëvendosje – Dega në Prishtinë, ku thuhet se etiketimi i gjyqtares Vlora Pacolli është tendencë nga kryetari Rama “për ta mbuluar dështimin e vet evident”.
Sipas tyre, vendimi i Komerciales është pasojë e “qasjes anti-institucionale dhe anti-ligjore të ekzekutivit të Komunës së Prishtinës”.
“Janë të freskëta reagimet e shumta që janë bërë nga organizata joqeveritare që përcjellin aktivitetet e prokurimit në Komunën e Prishtinës dhe mediat e vendit kur është shpallur fituesi i këtij projekti. Edhe ne si LVV, përmes asamblistëve tanë në Kuvendin Komunal, kemi shprehur dyshimet tona në lidhje me procedurat dhe kemi bërë thirrje për transparencë e zbatim të normave ligjore”.
“Vendimi i sotshëm i Gjykatës Komerciale është pasojë e qasjes së vazhdueshme anti-institucionale dhe anti-ligjore të ekzekutivit të Komunës së Prishtinës. Kujtojmë që edhe disa rrugë të tjera të qytetit, si shkak i vendimeve të jashtëligjshme të Kryetarit Rama, janë nën masën e sigurisë së gjykatave. Gjithashtu është iniciuar kontest gjyqësor nga MAPL ndaj Komunes së Prishtinës për moszbatim të vlerësimeve ligjore siç parashihet me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Gjithandej nëpër matjet e të gjitha organizatave, Komuna e Prishtinës prinë për vendime e veprime të paligjshme”, thuhet në reagimin e LVV-së, Dega në Prishtinë, në Facebook.
E për deklaratat e zyrtarëve të pushtetit komunal në Prishtinë e shqetësuar është shprehur Gjykata Komerciale, e cila përmes një reagimi publik ka kërkuar që të ndërtohet kulturë e respektimit të vendimeve gjyqësore dhe të lihen gjyqtarët të punojnë në mënyrë të pavarur.
“Gjykata Komerciale e Kosovës, shpreh shqetësimin e saj lidhur me deklarimet e zyrtarëve shtetëror, lidhur me rastin e marrjes së vendimit për caktimin e masës së sigurisë, përkatësisht shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të OshP-së në rastin ‘Rruga A’, e cila është në procedurë pranë Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale. Përmbajtja dhe retorika e mediave, si dhe deklaratat e politikanëve, mund të kenë ndikim të madh në opinionin publik dhe besimin në institucionet gjyqësore”.
“Andaj, është e rëndësishme që të ndërtohet një kulturë e respektimit të vendimeve gjyqësore dhe të kujdesemi për të mos paragjykuar ato, duke lënë gjyqtarët të punojnë në mënyrë të pavarur dhe të bazuar në ligj dhe fakte”, thuhet në reagimin e gjykatës në Facebook.
Komercialja ua ka kujtuar palëve që kanë të drejtë të ankohen në vendimin e parë dhe se çështja s’duhet të paragjykohet pa marrë epilog përfundimtar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrasja e Klaudio Prendit, zbulohen detaje nga hetimet, shoqërohen disa persona
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
Import rekord i makinave të reja në Maqedoni, për herë të parë që nga viti 2009 është tejkaluar numri prej 10 mijë veturave
Zgjerimi i sanksioneve të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, a është mesazh i rëndësishëm edhe për Kosovën?
Mbyllja e dy institucioneve paralele serbe në veri - intervistohen dy persona, policia tregon se çfarë konfiskoi në vend ngjarje
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend
I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?