LAJMI I FUNDIT:

Reagon Gjykata Komerciale për “Rrugën A”: Lerini gjyqtarët të punojnë në mënyrë të pavarur

Reagon Gjykata Komerciale për “Rrugën A”: Lerini gjyqtarët të punojnë në mënyrë të pavarur

Gjykata Komerciale e Kosovës, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me deklarimet e zyrtarëve shtetëror, lidhur me rastin e marrjes së vendimit për caktimin e masës së sigurisë, përkatësisht shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të OshP-së në rastin “Rruga A”, e cila është në procedurë pranë Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale.

Komercialja thotë se duhet të mësohemi t’i respektojmë vendimet gjyqësore pa paragjykim.


“Përmbajtja dhe retorika e mediave, si dhe deklaratat e politikanëve, mund të kenë ndikim të madh në opinionin publik dhe besimin në institucionet gjyqësore. Andaj, është e rëndësishme që të ndërtohet një kulturë e respektimit të vendimeve gjyqësore dhe të kujdesemi për të mos paragjykuar ato, duke lënë gjyqtarët të punojnë në mënyrë të pavarur dhe të bazuar në ligj dhe fakte”.

Abdixhiku: Ndalimi i punimeve për ndërtimin e “Rrugës A” çmenduri, gjykatësja motra e deputetes në pushtet
Lexo po ashtu Abdixhiku: Ndalimi i punimeve për ndërtimin e “Rrugës A” çmenduri, gjykatësja motra e deputetes në pushtet

“Palët kanë të drejtën e tyre të shfrytëzimit të mjeteve juridike për vlerësimin e vendimit nga instancat më të larta gjyqësore, andaj nuk duhet të paragjykohet çështja pa marr epilog përfundimtar”, vijon tutje reagimi i Komerciales.

Ndryshe, për vendimin e Komerciales ka pasur reagime të shumta nga ana e zyrtarëve të LDK-së.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si çmenduri vendimin e Gjykatës Komerciale për të bllokuar punimet e ndërtimit të “Rrugës A” në kryeqytet.

LVV: Vendimi i Komerciales për “Rrugën A”, pasojë e qasjes anti-ligjore të Përparim Ramës
Lexo po ashtu LVV: Vendimi i Komerciales për “Rrugën A”, pasojë e qasjes anti-ligjore të Përparim Ramës

Derisa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se vendimi është i ndikuar politikisht duke përmendur emrin e gjyqtares Vlora Pacolli që është motra e Fitore Pacollit – deputete e LVV-së.

Derisa LVV ka thënë se vendimi i sotëm i Komerciales është pasojë e “qasjes anti-institucionale dhe anti-ligjore të ekzekutivit të Komunës së Prishtinës”./Telegrafi/