LAJMI I FUNDIT:

Luiz Ejlli viziton Prekazin

Luiz Ejlli viziton Prekazin

Artisti shkodran dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, mbrëmjen e së mërkurës (18 tetor) ka qenë në Prishtinë.

Kjo për të promovuar filmin e ri “Në kuadër të dashurisë”, ku luan rolin kryesor së bashku me aktoren Olta Gixhari.


I njëjti ka qëndruar akoma në Kosovë dhe ditën e sotme (e enjte) ka vizituar kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz dhe bëri homazhe pranë varreve të familjes së komandantit legjendar.

“Ndaç me t’u duk vetja i vogël, i vogël krejt, duhet të vish këtu, se këtu ka pasur burra me rr”, ka thënë ai në një video të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

‘Hallakamë’ në Cineplexx nga fansat për Luizin e Oltën: Çka ndodhi dje në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”
Lexo po ashtu ‘Hallakamë’ në Cineplexx nga fansat për Luizin e Oltën: Çka ndodhi dje në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”

Prekazi, vendi ku dy dekada më parë u shënua historia, vlen të ceket se vazhdon të jetë pjesa më e vizituar në Kosovë nga shqiptarë dhe të huaj.

Foto: Screenshot/Instagram

Varrezat e kullat e familjes Jashari vizitohen në çdo festë, por edhe në ditë të zakonshme.

Luizi nga ana tjetër u prit ngrohtë edhe nga fansat e tij të shumtë që numëron në Kosovë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram