LAJMI I FUNDIT:

‘Hallakamë’ në Cineplexx nga fansat për Luizin e Oltën: Çka ndodhi dje në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”

‘Hallakamë’ në Cineplexx nga fansat për Luizin e Oltën: Çka ndodhi dje në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”

Mbrëmjen e së mërkurës (18 tetor) Prishtina ka rezervuar një pritje madhështore për kastin e “Në kuadër të dashurisë” – film ky i prodhuar nga TopChannel.

Cineplexx ishte i mbushur me përplot fansa të këtyre yjeve, nisur nga fëmijë e deri të moshat madhore.


Atyre iu bë edhe një pritje spektakolare në hyrje, ku shumë prej tyre nuk mund të lëviznin për shkak të dashurisë së madhe që iu ofrua nga publiku.

Foto: Telegrafi

Ndonëse ky avaz vazhdoi edhe brenda, ata kanë qenë jashtëzakonisht të befasuar nga organizimi e mënyra se si u trajtuan përgjatë këtij eventi.

“Kam vrapuar nëntë herë, aty u dobësova” - Luiz Ejlli flet për skenën më të vështirë në filmin “Në kuadër të dashurisë”
Lexo po ashtu “Kam vrapuar nëntë herë, aty u dobësova” - Luiz Ejlli flet për skenën më të vështirë në filmin “Në kuadër të dashurisë”

Të veshur njëri më elegant se tjetri – Luiz Ejlli, Olta Gixhari, Luan Jaha, Ylber Bardhi, Zamira Kita e Sara Hoxha – qenë disa nga aktorët e pranishëm.

Foto: Telegrafi

Natyrisht se e gjithë vëmendja ishte te protagonistët kryesorë të filmit e njëherësh rivalët më të mëdhenj në Big Brother VIP Albania 2: Luiz Ejllin e Olta Gixharin.

Ndonëse në film kanë qenë dy të dashuruar, të njëjtit në jetë reale vazhdojnë akoma të hedhin kunja ndaj njëri-tjetrit.

Foto: Telegrafi

Artisti shkodran ndërkohë ka folur për vështirësitë që ka hasur gjatë realizimit të këtij filmi e për bashkëpunimin me Oltën.

Olta Gixhari tregon nëse ishte e vështirë të bashkëpunonte me Luiz Ejllin
Lexo po ashtu Olta Gixhari tregon nëse ishte e vështirë të bashkëpunonte me Luiz Ejllin

“Kemi punuar jemi lodhur por duke marrë parasysh feedback-un që po e marrim mbrapsht i bie që ia kemi arritur qëllimit”, u shpreh ai.

Teksa flet për skenën më të vështirë, Ejlli theksoi: “Skena më e vështirë për mua kanë qenë të gjitha të vështira sepse nuk jam, me rrejt kot, të gjitha ishin të vështira se duhej përqendrim me mbajt me tekstin me interpretu, por kjo vështirësia e ka bë edhe më të bukur më interesante, të gjitha janë të vështira se kam ndenjur duke vrapuar, kam ndenjur duke vrapuar nëntë herë aty u dobësova”.

Derisa u pyet edhe për pagesën që mori për këtë rol, këngëtari i njohur mes tjerash shtoi: “Gjithçka bëhet me kontratë, na është paraqitur një kontratë aty janë të gjitha detajet, koha, kohëzgjatja, prodhimi, transmetimi, shitja janë të gjitha. Përderisa bëhet me vullnet të plotë kështu që në qoftëse të gjithë janë të mërzitur është lodhur nga puna nga e gjithë kjo”.

Foto: Telegrafi

Sa i përket bashkëpunimit me kundërshtaren e tij në BB VIP, Luizi u shpreh: “Kushdo që të kishte qenë e kisha bërë, është thjesht punë, aktrim”.

Olta nga ana tjetër theksoi se kishte frikë edhe për veten si aktore profesioniste, pasi kur merr një projekt të ri, duhet të fillosh nga zero në çdo gjë.

“Unë edhe me veten time nuk është se e kisha kaq të thjeshtë. Kur unë marrë një projekt të ri gjithmonë ka vështirësi aty se duhet të ja filloi nga zero, edhe unë që jam aktore dhe kam eksperiencë kam frikë kur marrë një projekt të ri sepse duhet realisht të ja filloi nga zero, të mbledh të gjitha njohuritë që kam unë që kam studiuar dhe t’i derdh aty”, u shpreh ajo.

Premiera tashmë është dhënë në disa vende në Shqipëri e Kosovë, e së shpejti do të jetë edhe në Greqi.

Foto: Telegrafi

Filmin nuk duhet ta humbisni, sikurse edhe batutat, situatat plot humor e kiminë ndërmjet disa prej aktorëve më të shquar të momentit. /Telegrafi/

Foto: Telegrafi

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori