Këngëtari amerikan bie keq në mes të një koncerti në Melbourne, mirëpo vendosi ta merr me shaka më pas

Këngëtari amerikan Alex Warren u rrëzua keq gjatë një koncerti në Melbourne, pasi kërceu mbi një gardh në audiencë.
Më vonë ai e ndau videon e rënies në rrjetet sociale dhe bëri shaka edhe vetë për këtë.
Warren po performonte në Rod Laver Arena të premten në mbrëmje, si pjesë e turneut të tij botëror "Finding Family on the Road".
Në një moment, ai hyri mes audiencës dhe më pas u përpoq të hidhej mbi një gardh dhe të kthehej në skenë. Ai arriti të ngrihej në këmbë, por më pas u pengua mbi pajisjet e prodhimit në korridor dhe u rrëzua, duke shkaktuar gulçime tek publiku.
@alexwarren they told me to break a leg before the show
♬ original sound - Alex Warren
I gjithë momenti u kap në kamera dhe muzikanti 25-vjeçar vendosi të bënte shaka për aksidentin. Ai e postoi videon në Instagram dhe shkroi: "Më thanë të thyeja një këmbë para shfaqjes". Kjo është shprehja angleze "break a leg", e cila në të vërtetë përdoret për t'u uruar interpretuesve fat të mbarë para një shfaqjeje.
Ndjekësit e tij vazhduan shakatë e tyre në komente. "Në rregull, po shtoj mbështjellësin me flluska në listën e kërkesave të veshjeve", shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër shtoi, "Nuk mund të parkosh këtu". Videoja ka marrë më shumë se një milion pëlqime.













































