LAJMI I FUNDIT:

Ish-legjenda italiane godet të rinjtë që po hetohen për baste: Fëmijë të ndyrë

Ish-legjenda italiane godet të rinjtë që po hetohen për baste: Fëmijë të ndyrë

Skandali që ka shpërthyer në Itali ka marrë vëmendjen në gjithë botën, ku katër futbollistë të rinj po dyshohen për bastvënie.

Sandro Tonali, Nicolo Zaniolo, Nicola Zalewski dhe Nicolo Fagioli janë futbollistët e dyshuar për baste që janë duke u hetuar.

Ish-mesfushori i Përfaqësueses së Italisë dhe skuadrave të mëdha si Juventus, Roma e Fiorentina, Angelo Di Livio i ka goditur me deklaratën e tij katër futbollistët e lartëpërmendur.


Di Livio ka qenë shumë i ashpër me ta, duke i quajtur fëmijë të ndyrë.

“Nuk është se kam shumë gjëra për të thënë, Zaniolo dhe Zalewski janë thjesht fëmijë të ndyrë, në kuptimin e vërtetë të fjalës, pa nëse apo por”.

“Dhe nuk më intereson fare nëse ata ndihen keq nga fjalët e mia, ata janë fëmijë të ndyrë”, shprehet Di Livio, i cili nuk kursen as Tonalin e Fagiolin.

“Jam i zhgënjyer nga këta fëmijë dhe ky brez. Është një brez i llastuar. Nuk e them kot fjalën fëmijë, sepse vetëm fëmijët veprojnë pa menduar për pasojat”.

“Po flasim për një brez fëmijësh të llastuar dhe të përkëdhelur. Ata i dinë rregullat shumë mirë, duhet ta kuptojnë se kanë gabuar rëndë”, ka thënë Di Livio.

Di Livio ka thënë se kjo situatë mund të zgjidhet vetëm me ekspertë mbikëqyrës.

“Nuk kemi nevojë për ekspertë mbikëqyrës. Nuk është se dikush mund t’i kontrollojë dhe t’i ndjekë me shkop, gati për t’i rrahur kur sillen keq”.

“Ata e dinë vetë si duhet të sillen, besoj se do të marrin dënimin që meritojnë. Kam idenë se për një farë kohe nuk do të luajnë futboll”, theksoi Di Livio. /Telegrafi

Në trend Sport

Më shumë
“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

La Liga
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Boks
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

La Liga
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

La Liga
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Premier League
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori