LAJMI I FUNDIT:

“Kanë punën më të mirë në botë” – Pirlo reagon pas skandalit të basteve në Itali

“Kanë punën më të mirë në botë” – Pirlo reagon pas skandalit të basteve në Itali

Skandali i basteve që ka shpërthyer në Itali ka bërë që të ketë reagime shumë të mëdha.

Yjet e futbollit italian si Sandro Tonali, Nicolo Zanioli, Nicolo Fagioli si dhe talenti polak i Romës, Nicola Zalewski po dyshohen për bastvënie.


Futbollistët në fjalë janë intervistuar nga policia italiane dhe tani janë duke u kryer hetime ndaj tyre.

Sandro Tonali mund të përballet me një dënim të rëndë nëse shpallet fajtor në hetimin e basteve
Lexo po ashtu Sandro Tonali mund të përballet me një dënim të rëndë nëse shpallet fajtor në hetimin e basteve

Ish-mesfushori legjendar italian, Andrea Pirlo ka folur për këtë skandal të madh në Itali, duke thënë se futbollistët kanë punën më të mirë në botë dhe nuk duhet të futen në këto lojëra.

“Më vjen keq për atë që ndodhi, sepse ata janë lojtarë të rinj dhe janë një pasuri për futbollin tonë. Të shohësh këta djem të përfshirë në këtë lloj situate, është e pakëndshme”, tha Pirlo, pa e kuptuar realisht sesi lojtarët që kanë gjithçka në jetë mund të rrezikojnë karrierën e tyre për këtë”.

Tonali i shkatërruar pas skandalit të basteve, vetëm qanë dhe kërkon terapi për të trajtuar varësinë nga bixhozi
Lexo po ashtu Tonali i shkatërruar pas skandalit të basteve, vetëm qanë dhe kërkon terapi për të trajtuar varësinë nga bixhozi

“Unë fola me lojtarët e mi sot për këtë temë. Le të shpresojmë që të mos ketë raste të tjera. Duhet të kemi kujdes. Lojtarët kanë punën më të mirë në botë dhe nuk ka kuptim të humbasin kohë në këto situata. Ata kanë gjithçka që duan. Kanë para, sukses, famë”.

“Pra, nëse e hedhin karrierën poshtë për këto lloj gjërash, është shumë keq. Na vjen keq, shpresojmë që të mos jetë asgjë serioze”, ka thënë ndër të tjera Pirlo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga gara e Formula 1, Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit

Nga gara e Formula 1, Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit

Liga e Kampionëve
Lojtari i Chelseat, i cili e ka kaluar sezonin në formë huazimi, nuk dëshiron të kthehet në klub

Lojtari i Chelseat, i cili e ka kaluar sezonin në formë huazimi, nuk dëshiron të kthehet në klub

Premier League
Tifozët e Liverpoolit janë të ngopur nga loja e një futbollisti, pavarësisht fitores 4-2 ndaj Tottenhamit

Tifozët e Liverpoolit janë të ngopur nga loja e një futbollisti, pavarësisht fitores 4-2 ndaj Tottenhamit

Premier League
David Beckham i dërgon mesazh me katër fjalë Jude Bellinghamit pas fitimit të titullit me Real Madridin

David Beckham i dërgon mesazh me katër fjalë Jude Bellinghamit pas fitimit të titullit me Real Madridin

La Liga
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori