LAJMI I FUNDIT:

Sandro Tonali mund të përballet me një dënim të rëndë nëse shpallet fajtor në hetimin e basteve

Sandro Tonali mund të përballet me një dënim të rëndë nëse shpallet fajtor në hetimin e basteve

Sandro Tonali i Newcastle United po përballet me një pezullim të mundshëm deri në tre vjet për shkak të një hetimi për baste të paligjshme. Krahas tij, në këtë hetim të nisur nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) është përfshirë edhe Nicolo Zaniolo, aktualisht i huazuar në Aston Villa.

Dyshja e lojtarëve të Ligës Premier u larguan nga kampi stërvitor i Italisë pasi mësuan për këtë hetim dhe më pas u morën në pyetje nga policia.


Akuza sillet rreth përdorimit të platformave të paligjshme të basteve në internet. Në Itali, përdorimi i basteve të licencuar nuk është vepër penale.

Tonali i shkatërruar pas skandalit të basteve, vetëm qanë dhe kërkon terapi për të trajtuar varësinë nga bixhozi
Lexo po ashtu Tonali i shkatërruar pas skandalit të basteve, vetëm qanë dhe kërkon terapi për të trajtuar varësinë nga bixhozi

Megjithatë, përdorimi i basteve të palicencuara mund të çojë në akuza penale, me dënim deri në tre muaj ose gjobë që varion nga 51,000 deri në 516,000 euro.

Nëse vërtetohet se ata kanë vënë bast për futbollin, kjo do të shkelte nenin 24 të kodit të drejtësisë sportive. Dënimi për këtë vepër është ndalim prej të paktën tre vjetësh dhe gjobë prej së paku 25,000 eurosh.

Ky pezullim mund të reduktohet me 50 për qind përmes një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë, duke e ulur potencialisht atë në 18 muaj.

Sipas mediumit The Telegraph, çdo ndalim nga ky hetim ka të ngjarë të zbatohet në mbarë botën, duke përfshirë Ligën Premier. Situata është sigurisht një për t’u parë nga afër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori