LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë ka frikë nga “përshkallëzimi” dhe “përfshirja e mundshme iraniane” në konfliktin izraelito-palestinez

Shtëpia e Bardhë ka frikë nga “përshkallëzimi” dhe “përfshirja e mundshme iraniane” në konfliktin izraelito-palestinez

Shtetet e Bashkuara kanë frikë se konflikti midis Izraelit dhe Hamasit do të përjetojë një “përshkallëzim”, tha të dielën këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, duke thënë gjithashtu se kishte frikë nga një “përfshirje e mundshme e Iranit”.

“Ekziston rreziku i përshkallëzimit të këtij konflikti, i hapjes së një fronti të dytë në veri dhe sigurisht përfshirja e Iranit”, tha Jake Sullivan në një intervistë për CBS, përcjell Telegrafi.


Këshilltari i sigurisë kombëtare i Joe Biden pohoi se Shtetet e Bashkuara nuk mund të “hedhin poshtë hipotezën se Irani vendos të përfshihet drejtpërdrejt në një mënyrë ose në një tjetër”.

“Është një rrezik dhe është një rrezik për të cilin ne kemi qenë të vetëdijshëm që nga fillimi” i konfliktit, shtoi ai.

Momenti kur ndodhë shpërthimi i fuqishëm në Rripin e Gazës, derisa konvoji me civilët palestinezë po largoheshin nga veriu në jug
Lexo po ashtu Momenti kur ndodhë shpërthimi i fuqishëm në Rripin e Gazës, derisa konvoji me civilët palestinezë po largoheshin nga veriu në jug

“Kjo është arsyeja pse presidenti veproi kaq shpejt dhe me vendosmëri për të zhvendosur një aeroplanmbajtëse në Mesdheun Lindor, për të pasur aeroplanë në Gji, sepse ai i dërgoi një mesazh shumë të qartë çdo shteti apo subjekti që do të kërkonte të qëllonte, të përfitonte nga kjo situatë”, shtoi Sullivan.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin njoftoi të shtunën se Shtetet e Bashkuara po dërgonin një aeroplanmbajtëse të dytë në Mesdheun Lindor, me qëllim që “të pengojnë veprimet armiqësore kundër Izraelit ose çdo përpjekje për të zgjeruar këtë luftë”.

USS Eisenhower dhe anijet e saj përcjellëse do t’i bashkohen një aeroplanmbajtëse të parë – USS Gerald R. Ford – të vendosur në rajon. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Botë
Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit

Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit

Azia
Kalo në kategori