Mungesa e punëtorëve i ka detyruar bizneset nga Shqipëria t’i drejtohen tregut ndërkombëtar të punës.
Tashmë punëtorë nga India, Bangladeshi e vende të tjera i gjen në çdo sektor të industrisë prodhuese. Për biznesin kjo zgjidhje ka sjellë kosto shtesë pasi punonjësve të huaj u garantohet ushqim dhe fjetje.
“Aktualisht në fabrikën tonë punojnë 13 punëtorë të huaj dhe janë kryesisht nga Bangladeshi. Aryesja pse punojnë këtu është se ne kemi mungesë punëtorësh. Kërkesa për punë është shumë e madhe dhe fuqi punëtore nuk kemi. Për arsye të ndryshme.
Kjo për biznesin sjell kosto shtesë, sepse ne u sigurojmë atyre fjetjen, ushqimin etj. E vetmja zgjidhje që kemi për momentin dhe ne ende kërkojmë punëtorë nga jashtë“, shpjegon përgjegjësja e fasonerisë, Elda Matoja.
Ndërkohë, punonjësit e huaj, jo vetëm që janë të kënaqur me punën në Shqipëri, por po mendojnë të jetojnë këtu.
“Shqipëria është një vend i mirë. Na pëlqen të punojmë këtu. Ndoshta nuk është mirë për çdo njeri, por për ne është mirë. Unë jam nga Bangladeshi dhe jam këtu prej më shumë se 3 vitesh. Më pëlqen Shqipëria, por edhe paratë janë mirë. Familja ime është këtu, vëllai im është këtu është mundësi shumë e mirë për ne. Po mendoj të jetoj në Shqipëri. Kam aplikuar për pasaportë, shefi im do më ndihmojë të marr pasaportën dhe të jetoj këtu“, shprehet një prej tyre.
Në Elbasan jo vetëm sektori i fasonerisë, por edhe industria e rëndë në zonën e ish kombinatit Metalurgjik gjithnjë e më shumë po rekrutojnë punonjës të huaj. Madje bizneset po kërkojnë të rekrutojnë familje të tëra në mënyrë që të mos përballen më rriskun e largimit të punëtorëve./Top Channel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Baton Haxhiu paraqitet në SPAK
Mickoski: Kemi vendosur skicat e kornizës mbi të cilën do të ndërtojmë potencialin e koalicionit me partitë tjera
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend