YouTube është platforma më e fundit që është përballur me shqyrtimin e BE-së në lidhje me luftën në Izrael
Komisioneri evropian Thierry Breton i dërgoi një letër CEO të Alphabet, Sundar Pichai, duke i kujtuar atij detyrimet e kompanisë sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale të BE-së (DSA) si një platformë e madhe në internet për të parandaluar që përmbajtjet e paligjshme dhe dezinformatat të mos shpërndahen në YouTube rreth luftës së Izraelit me Hamasin.
“Pas sulmeve terroriste të kryera nga Hamasi kundër Izraelit, ne po shohim një rritje të përmbajtjes dhe dezinformimit të paligjshëm që shpërndahet në BE përmes platformave të caktuara”, shkroi Breton.
Ai shtoi se YouTube ka një detyrim për të mbrojtur fëmijët dhe adoleshentët në BE nga përmbajtja e dhunshme në platformë, duhet të ndërmarrë menjëherë veprime në përgjigje të njoftimeve nga BE dhe të ketë “masa zbutëse proporcionale dhe efektive” për të trajtuar rreziqet nga dezinformimi, transmeton Telegrafi.
Në një deklaratë për The Verge, zëdhënësi i YouTube, Ivy Choi deklaroi, “pas sulmeve shkatërruese në Izrael dhe konfliktit të përshkallëzuar që po zhvillohet tani në Izrael dhe Gaza, ne kemi hequr dhjetëra mijëra video të dëmshme dhe kemi mbyllur qindra kanale”.
“Në të njëjtën kohë, sistemet tona vazhdojnë të lidhin njerëzit me lajme dhe informacione me cilësi të lartë. Ekipet tona po punojnë gjatë gjithë kohës për të monitoruar për pamjet e dëmshme dhe mbeten vigjilente për të ndërmarrë veprime të shpejta nëse është e nevojshme për të gjitha llojet e përmbajtjeve, duke përfshirë Shorts dhe transmetimet e drejtpërdrejta”, shtoi ndër të tjera Chon.
Në letrën e tij, Breton diskutoi gjithashtu “një fushë të dytë shqetësimi urgjent:” dezinformimin në zgjedhje. “Ju ftoj të informoni ekipin tim mbi detajet e masave që keni marrë për të zbutur çdo ‘deepfake’, gjithashtu në dritën e zgjedhjeve të ardhshme në Poloni, Holandë, Lituani, Belgjikë, Kroaci, Rumani dhe Austri, si dhe zgjedhjet e Parlamentit Evropian. ”, kishte shkruar tutje Breton. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?
Vjen GPT-4o - çfarë thotë për këtë risi Mira Murati
Të është vjedhur telefoni, Google ka një zgjidhje për ju për ta gjetur atë
Apple pritet ta prezantojë iPhone 17 Slim
Sony zbulon Xperia 1 VI me "përmirësime superiore" dhe "dizajn të rinovuar"
Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3