Chelsea synon ta ketë në dispozicion yllin e skuadrës për derbin ndaj Arsenalit
Kapiteni i Chelseat, Reece James është afër rikthimit nga lëndimi, por ai mund të mos rikuperohet plotësisht në kohë për përballjen e “Bluve të Londrës” me Arsenalin të shtunën e ardhshme.
James ka munguar që kur pësoi një lëndim muskulor në ndeshjen hapëse të Chelseat në Ligën Premier kundër Liverpoolit në muajin gusht.
23-vjeçari po punon që të rikthehet në fushë sa më parë, por burimet pranë lojtari kanë thënë se është shumë herët për të vendosur nëse James do të jetë pjesë e skuadrës për vizitën e “Topçinjve” në “Stamford Bridge”.
Pozita e mbrojtësit të djathtë ka vazhduar të jetë një problem i theksuar te Chelsea deri më tani, ku përveç James ata tashmë kanë humbur edhe opsionin e dytë, Malo Gusto, i cili është suspenduar për tri ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Aston Villas.
Pochettino është detyruar të përdorë lojtarë të krahut të majtë në atë pozicion, me Marc Cucurellan që ka impresionuar në atë krahë gjatë mungesës së Gustos.
Me Guston në dispozicion përsëri dhe me James afër rikuperimit, tekniku argjentinas do të ketë disa opsione në atë anë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251