LAJMI I FUNDIT:

Ka një skuadër favorite për transferimin e Osimhen

Ka një skuadër favorite për transferimin e Osimhen

Napoli dhe Victor Osimhen mbeten në bisedime për një zgjatje të mundshme të kontratës, raporton Fabrizio Romano.

Megjithatë, ende nuk është marrë një vendim dhe diskutimet mes dy palëve pritet të vazhdojnë deri në fund të vjeshtës.


Romano raporton se Chelsea po monitoronte situatën e Osimhen në mes të përplasjes së tij me Napolin për një postim të diskutueshëm në mediat sociale.

Ish-legjenda e Chelseat i bën thirrje Victor Osimhen që të transferohet në Londër
Lexo po ashtu Ish-legjenda e Chelseat i bën thirrje Victor Osimhen që të transferohet në Londër

Kontrata e nigerianit skadon në fund të sezonit 2024/25 dhe skuadra e Serisë A mund të shikojë ta shesë atë verën e ardhshme në mënyrë që të shmangë humbjen e lojtarit për asgjë.

Andaj, Blutë e Londrës janë të alarmuar dhe janë të gatshëm ta thyejnë rekordin personal të transferimeve.

Napoli do të pranonte vetëm mbi 150 milionë euro, andaj Chelsea duhet të shesë fillimisht për të arritur shumën. /Telegrafi/