Bayern Munich dëshiron të zëvendësojë portierin dhe kapitenin e skuadrës, Manuel Neuer, me Gregor Kobel të Borussia Dortmund.
Sipas mediumit francez Foot Mercato, Bayern ka vendosur që Kobel të zëvendësojë përfundimisht 37-vjeçarin, i cili aktualisht është duke u rikuperuar nga lëndimi që pësoi gjatë pushimit dimëror duke skijuar.
Kobel së fundmi ka rinovuar kontratën e tij me Dortmundin e cila nuk përfshin ndonjë klauzolë lirimi deri në vitin 2028, duke rritur edhe pagën e tij.
Megjithatë, kjo nuk përjashton ndonjë largim të mundshëm në një të ardhme të afërt. Raportohet se Dortmundi mund të kërkojë deri në 70 milionë euro nga rivalët e tyre nëse dëshirojnë që të sigurojnë shërbimet e portierit zviceran.
Thuhet se Bayerni dhe agjentët e Kobel kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm për një transferim të mundshëm.
Bayern kishte nënshkruar gjithashtu edhe me Yann Sommer në janar, megjithatë, aventura e tij tek gjiganti gjerman nuk zgjati shumë dhe zvicerani përfundoi duke u larguar nga klubi këtë verë dhe iu bashkua Interit në Serie A.
Mbetet të shihet nëse drejtuesit e bavarezëve do të paguajnë shumën e kërkuar nga Dortmundi, apo do të ulen për të negociuar një ulje të çmimit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251