LAJMI I FUNDIT:

“Për ta, unë do të bëj gjithçka që mundem”, Vinicius zotohet të vazhdojë luftën kundër racizmit

“Për ta, unë do të bëj gjithçka që mundem”, Vinicius zotohet të vazhdojë luftën kundër racizmit

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ka premtuar se do të vazhdojë luftën e tij kundër racizmit në Spanjë, edhe pse ai e di se nuk mund ta zhdukë përgjithmonë këtë problem.

Sulmuesi brazilian ka qenë viktimë e sulmeve raciste në shumë raste gjatë ndeshjeve në La Liga, që kur iu bashkua kampionëve spanjollë. Liga e Spanjës paraqiti në një gjykatë të Barcelonës të paktën nëntë ankesa për abuzim racor drejtuar Vinicius gjatë kampionatit.


Pas një incidenti në ndeshjen kundër Valencias sezonin e kaluar, Vinicius përdori rrjetet sociale për të shprehur zemërimin e tij, duke deklaruar se lidershipi spanjoll “i përket racistëve”.

Komentet e 23-vjeçarit ndezën debate nga presidenti i La Ligas, Javier Tebas, i cili i tha: “Para se të kritikosh dhe ofendosh La Ligan, duhet të informohesh siç duhet, Vinicius”.

Real Madrid gati të zyrtarizoj rinovimin me yllin e skuadrës
Lexo po ashtu Real Madrid gati të zyrtarizoj rinovimin me yllin e skuadrës

Braziliani këmbëngul se ai do të vazhdojë luftën e tij kundër racizmit në Spanjë, pasi ai shpreson t’i bëjë gjërat më të lehta për brezin e ardhshëm.

“Unë personalisht e di se nuk do ta ndryshoj historinë, se nuk do ta bëj Spanjën një vend pa racistë, as të gjithë botën. Por e di që mund të ndryshoj disa gjëra. Që ata që vijnë në vitet e ardhshme të mos e kalojnë këtë, në mënyrë që fëmijët të kenë qetësi në të ardhmen. Për ta do të bëj gjithçka që mundem”, ka thënë Vinicius në një intervistë për L’Equipe.

“Kam mësuar shumë për racizmin. Unë mësoj çdo ditë e më shumë. Është një çështje vërtet komplekse. Unë me të vërtetë shpresoj që këto episode të mos ndodhin më. Jo vetëm me mua, por me të gjithë lojtarët, me të gjithë… dhe sidomos me fëmijët”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori