LAJMI I FUNDIT:

FFK vjen me njoftim për biletat e ndeshjes së shtyrë mes Kosovës dhe Izraelit

FFK vjen me njoftim për biletat e ndeshjes së shtyrë mes Kosovës dhe Izraelit

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar të gjithë ata që kanë blerë bileta për ndeshjen e Kosovës me Izraelin, se mjetet do t’u rimbursohen automatikisht brenda një jave.

Kosova ishte paraparë të luante këtë të diel në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Izraelit, në ndeshjen e Grupin I, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.


Megjithatë, UEFA njoftoi gjatë ditës së enjte se ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit është shtyrë zyrtarisht, shkaku i luftës mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Kosovë-Izrael
Lexo po ashtu Zyrtare: Shtyhet ndeshja Kosovë-Izrael

Pas këtij njoftimi, FFK tani ka njoftuar të gjithë blerësit e biletave se mjetet e tyre do t’u rimbursohen në mënyrë automatike brenda 7 ditësh.

Shtëpia e futbollit ka njoftuar gjithashtu edhe rreth atyre që nuk i pranojnë mjetet e biletës.

Njoftimi i FFK-së

Pas njoftimit të UEFA-s për shtyrjen për kohë të pacaktuar të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Grupit I për kualifikimet Euro 2024, e planifikuar të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” për shkak të situatës së krijuar së fundmi në Izrael, ku është shpallur gjendje lufte, FFK informon të gjithë personat të cilët kanë blerë biletat për këtë ndeshje, se mjetet do t’u rimbursohen automatikisht në periudhën kohore brenda 7 ditësh, në llogaritë bankare përmes së cilave i kanë blerë biletat.

Në rast se pas 7 ditësh ju nuk i keni pranuar mjetet në llogari, ju lutem kontaktoni në email: bileta@t-ticket.al ose tickets@ffk-kosova.com

/Telegrafi/